Levine, mashkulli më tërheqës i 2013-s

Postuar në 20 Nëntor, 2013 16:47

Adam Levine ka një dobësi për supermodelet dhe ka arritur të çojë disa prej tyre në shtrat, ndaj vetbesimi si mashkull e pamja e tij fizike nuk kishin nevojë për rikonfirmime.

Megjithatë, 34-vjeçari i "Maroom 5" rreshton një tjetër çmim në listën e "trofeve" të tij përtej botës së muzikës.Levine u zgjodh si mashkulli më tërheqës i planetit nga revista "People", duke lënë pas të tjerë si Channing Tatum, Bradley Cooper apo Ryan Reynalds.

Befasues si gjithmonë, Levine në intervistën shoqëruese tregoi se një prej gjërave që i pëlqen më shumë është të qëndrojë nudo nëpër shtëpi.

Pëlqim, që mesa duket e ndajnë edhe supermodelet Nina Agdal, Anne Vyatlisina, Behati Prinsloo, Angela Belotti, tenistja Maria Sharapova apo hollivudiania Cameron Diaz, të gjitha partnere të Levine në të shkuarën.

Adam dhe Nina Agdal

Levine me supermodelen Anne Vyalitsina

Levine me supermodelen Behati Prinsloo

Levine me ishin-Sharapova

Modelja Angela Bellotte, ish-i i Adam Levine

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.