Gjuetarja e pamëshirshme
Afrika e Jugut shpalli person “non grata” prezantuesen televizive Melissa Bachman pas publikimit të disa fotove nga ana e kësaj të fundit në rrjetet sociale ku tregohej “triumfatore” me një pushkë pranë kafshëve të vrara. Ajo që ngjalli zemërimin e shoqatave të mbrojtjes së kafshëve dhe më pas edhe të autoriteteve ishte fotoja e publikuar prej Melissa-s ku ajo pozonte “krenare” pranë një luani të vrarë. Por kjo foto ishte vetëm maja e ajsbergut.
Në profilet e saj në Twitter dhe Facebook ndodheshin foto të tjera edhe më makabre, të zebrave, antilopëve, drerëve, krokodilëve, zogjëve e të tjera kafshëve viktima të pasionit të saj për gjuetinë. Në median afrikane ajo u pagëzua me emrin “gjuetarja e pamëshirshme”, ndërsa fill pas qarkullimit të lajmit në Cape Town nisi mbledhja e firmave për t’i dërguar një peticion autoriteteve afrikano-jugore që ta ndalonin atë të hynte në vend. Menjëherë pas mbledhjes së firmave të nevojshme, autoritetet morën vendimin duke e shpallur person “non grata”.
Add new comment