“Thonë që doja t‘i haja p… Kam boll për të ngrënë në shtëpi”

Postuar në 17 Nëntor, 2013 13:03

Kryebashkiaku i Torontos në Kanada, Rob Ford është në kryelajmet e mediave të huaja.

Fillimisht u fol për një video ku ai shihet duke tymosur kokainë- krak.

Më pas akuzat ndaj tij erdhën duke u shtuar aq shumë, sa ai doli në një konferencë për shtyp ku shpërtheu me fjalë nga më të ndyrat.

Aq e rëndë ishte kjo konferencë, sa disa orë më vonë ai doli sërish përpara mediave duke kërkuar falje për gjuhën e përdorur.

Kryebashkiaku tha se do të padisë tre nga pjesëtarët e stafit të Bashkisë, pasi i kishin thënë policisë se kanë qenë dëshmitarë kur Ford shkonte me prostituta dhe abuzonte me alkoolin dhe pilulat OxyContin.

Ai tha se ka ndërmend që të padisë edhe kamerierin e një restoranti që deklaroi se e ka parë kryebashkiakun duke thithur kokainë.

Por më i zemëruar ishte pas akuzave që i janë bërë se ai i ka ofruar favore seksuale një punonjëseje të quajtur Olivia Gondek.

“Thonë se dëshiroja që t’i haja p… Nuk do e bëja kurrë këtë gjë. Unë jam i martuar dhe i lumtur. Kam për të ngrënë sa të dua në shtëpi, faleminderit,” tha ai.

Më vonë ai doli në një konferencë për shtyp me të shoqen, Renata, në krah.

Ai tha se përdori një gjuhë të pafalshme.

Ford është martuar me Renata Brejniak që prej vitit 2000. Ata janë takuar në shkollë të mesme dhe kanë dy fëmijë bashkë.

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Ne nje gazete franceze thuhej se ky Fordi qenka duke e cuar bashkine e Toronos drejt falimentit sic shkoi Detroiti ca muaj me pare. Shume firma kotraktore nuk marrin leket e sherbimeve qe me 2012....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.