Naked City
Jennifer Lopez ndahet nga i dashuri
Jennifer Lopez është ndarë nga Casper Smart pas dy vitesh lidhjeje. Cifti me diferencë të madhe në moshë i ka dhënë fund romancës “pas debateve të forta” mes tyre. Sipas revistës ‘Star’, këngëtarja 44-vjeçare e ka përzënë nga shtëpia balerinin 26-vjeçar, ndërsa media të tjera publikojnë se çifti nuk është ndarë, por do të ndahet së shpejti.
“Gjërat nuk po shkojnë mirë për momentin. Është e qartë që ata janë të acaruar me njëri-tjetrin”, tha një burim tjetër për ‘E!’.
Sampaio, pasardhësja e Adriana Limës
Modelja portugeze, Sara Sampaio tregoi me krenari të enjten linjat e saj të shumëadmiruara, ndërsa pozoi duke mbajtur në trup veshjet intime dhe bikinet e kompanisë italiane të modës, “Calzedonia”.
Sampaio, pasardhësja e Adriana Limës
Modelja portugeze, Sara Sampaio tregoi me krenari të enjten linjat e saj të shumëadmiruara, ndërsa pozoi duke mbajtur në trup veshjet intime dhe bikinet e kompanisë italiane të modës, “Calzedonia”.
Katy Perry, probleme me rënien e flokëve
Këngëtarja Katy Perry tregoi se është duke vuajtur nga probleme të rënies së flokëve, ndërsa u fotografua përpara se të darkonte me një mik në Londër.
Lady Gaga "rikthehet" vetvetja
Lady Gaga ka ditur gjithmonë të impresionojë në mënyrën në të cilën prezanton veten në skenë dhe jashtë saj.
Dy mënyrat e preferuara të 27-vjeçares për të bërë bujë janë nëpërmjet veshjeve të çuditshme deri në abstraksion e zhveshja gjithmonë e më e plotë.Në këngën e saj të re, "Do What u want", Gaga u rikthye tek metodat e saj të parapëlqyera, duke pozuar nudo në videoklipin në të cilin zonat e saj "të nxehta" mbulohen vetëm nga bar dhe myshqe.
Nicki Minaj, pothuajse nudo në Instagram
Jemi mësuar ta shohim me veshjet më të çuditshme dhe të “egra” të mundshme, por tashmë Nicki Minaj mesa duket po përton edhe të vishet.
Këngëtarja ka postuar disa foto të reja në Instagram ku pozon pothuajse gjysmë e zhveshur.
Kim Kardashian rikthehet me foto joshëse
Ka thënë se ka mbajtur dietë të rreptë për të humbur peshë pas lindjes së fëmijës së saj të parë dhe duket se Kim Kardashian ka thënë të vërtetën.
Të mërkurën, 32-vjeçarja postoi në Instagram (pas një mungese të gjatë) një foto me bikini që tregonte fare qartë format e saj, njësoj si para shtatzanisë. Një ekspert dietash ka thënë për ‘E!’ se Kimi ka humbur rreth 11 kilogramë falë dietës.
Sylvie, në formë të mrekullueshme
Ajo është e njohur si ish-bashkëshortja e asit holandez Van Der Vaart dhe së fundmi fotot e saj kanë qarkulluar nëpër tabloide për kohën e gjatë të kaluar nëpër plazhe.
Por Sylvie Van Der Vaart i kushton vëmendje edhe punës. Këtë muaj ajo ka pozuar për linjën e re të të brendshmeve të markës “Hunkemoller”.
De Niro: Nuk kam nostalgji për “Kumbarin”
“Nostalgji për kohët kur recitonim tek “Kumbari” apo “Njeriu me shenjë”? Jo, aspak. Vazhdojmë të argëtohemi”.
Shprehen në unison Robert De Niro dhe Michelle Pfeiffer, që këtë herë janë së bashku protagonistë të komedisë-aksion “Malavita”, film që mban firmën e regjisorit francez Luc Besson dhe i ambjentuar në Normandi të Francës.
Miley Cyrus zhvishet sërish!
Ajo u bë shumë e njohur për daljet dhe performancat e saj të guximshme, shpesh herë të quajtura skandaloze. Por Miley Cyrus nuk ka ndërmend të ndalet. Në videon e saj të re ajo do të dalë sërish krejtësisht e zhveshur.