Jennifer Lopez ndahet nga i dashuri

Jennifer Lopez është ndarë nga Casper Smart pas dy vitesh lidhjeje. Cifti me diferencë të madhe në moshë i ka dhënë fund romancës “pas debateve të forta” mes tyre. Sipas revistës ‘Star’, këngëtarja 44-vjeçare e ka përzënë nga shtëpia balerinin 26-vjeçar, ndërsa media të tjera publikojnë se çifti nuk është ndarë, por do të ndahet së shpejti.
“Gjërat nuk po shkojnë mirë për momentin. Është e qartë që ata janë të acaruar me njëri-tjetrin”, tha një burim tjetër për ‘E!’.
Jennifer Lopez u lidh me Casper Smart vetëm 3 muaj pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Marc Anthony në vitin 2011.
Add new comment