De Niro: Nuk kam nostalgji për “Kumbarin”

Postuar në 17 Tetor, 2013 09:00

“Nostalgji për kohët kur recitonim tek “Kumbari” apo “Njeriu me shenjë”? Jo, aspak. Vazhdojmë të argëtohemi”. 

Shprehen në unison Robert De Niro dhe Michelle Pfeiffer, që këtë herë janë së bashku protagonistë të komedisë-aksion “Malavita”, film që mban firmën e regjisorit francez Luc Besson dhe i ambjentuar në Normandi të Francës. 

“Është një komedi, me pak dhunë, por gjithësesi argëtuese. Donim të sillnim në ekran historinë e një familjeje të dalë nga mafia tradicionale, për të kuptuar se ku kanë përfunduar pas 30 vjetësh mafiozët e bërë të famshëm në ekran”, tregon Besson. 

Dhe në skenë del Giovanni Manzoni (Robert de Niro), bashkëshortja e tij Maggie (Michelle Pfeiffer) dhe fëmijët e tyre Belle dhe Warren, të përfshirë në programin e mbrojtjes së dëshmitarit dhe të transferuar në një qytezë piktoreske të Normandisë, vendi ku zbarkuan aleatët për të çliruar Evropën e pushtuar nga nazistët. 

Me identitetin e ri Fred Blake, De Niro shtiret mes komunitetit si një shkrimtar që do të shkruajë një historik për zbarkimin e amerikanëve në Normandi. Por prej këtej lindin një seri keqkuptimesh që acarojnë banorët e qytezës dhe inatosin agjentin e FBI-së të ngarkuar me mbrojtjen e familjes, interpretuar nga Tommy Lee Jones. 

 

Në fund, të katërt lokalizohen nga rivalët njujorkezë në kërkim të hakmarrjes dhe pas një “katastrofe” në qytezë, Manzonët detyrohen të ndërrojnë sërish lokalitet.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.