Përgjimi i telefonit të Merkel, zemërim dhe tallje në internet!
Dyshimet për përgjimin e telefonit të Merkel nga Shtetet e Bashkuara kanë shkaktuar zemërim të madh në politikën gjermane, por po ashtu edhe në rrjetet sociale. Nën hashtagun #Merkelphone në Tëitter janë lëshuar mijëra mesazh, ku është përdorur një fjalor i rëndë apo edhe fjalë të tilla si “skandaloze” apo “shpërdoim i besimit”.
Ndërkaq në rrjetet Facebook apo rrjete të tjera sociale ka patur shumë mesazhe gazmore dhe tallëse, si dhe janë botuar dhjetra fotografi që e tregojnë Merkelin me telefon në dorë.
Add new comment