Modelja Dua Lipa, në Prishtinë për Ledrin

Postuar në 27 Tetor, 2013 14:49

 

Lajmet e disa ditëve më parë që ish-reperi i njohur, Ledri Vula është i lidhur me modelen e njohur kosovare, por me famë sidomos në Londër, Dua Lipa, rezultojnë të jenë të vërteta. Arsyeja e parë është se vetë Ledri e ka vënë në statusin e tij në Instagram edhe një foto me bukuroshen, e ndërsa kjo ka lënë për pak ditë Londrën dhe ka ardhur në Prishtinë për ish-të dashurin e Dafina Zeqirit, por edhe për të realizuar disa foto në studion e fotografit Arton Humolli, shkruan Panorama Plus.

Dua është me origjinë nga Kosova, por jeton në Londër dhe njëkohësisht është edhe këngëtare. Kohë më parë ajo është shfaqur si protagoniste në një spot reklamues, ku paralajmëronte se po vinte spektakli i show-talenteve “X Factor”. 
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.