Malajzi, anulohet koncerti i Ke$ha-s

Postuar në 28 Tetor, 2013 09:07

Një koncert i këngëtares amerikane Ke$ha është anuluar nga autoritetet malajziane, që thonë se ky koncert do të ishte në kundërshtim me kulturën dhe besimin e vendit.

Koncerti do të mbahej të shtunën në Kuala Lumpur dhe organizatorët janë lajmëruar se koncerti nuk do të zhvillohej fare vetëm një ditë para tij edhe pse Ke$ha kishte pranuar të ndryshonte tekstin dhe veshjen e saj për performancën para publikut vendas.Vetë këngëtarja shprehu mërzinë në Twitter për anulimin e koncertit: “Nuk më lejuan të këndoja. Unë do të dilja në skenë gjithsesi, por më kërcënuan me burg.”

Malajzia është një vend musliman që ka rregulla strikte për artistet femra, të cilat duhet të shfaqen në publik të mbuluara nga shpatullat deri tek gjunjët.

Më parë, Beyonce, Gwen Stefai dhe Pussycat Dolls kanë pasur probleme në Malajzi për kostumet me të cilat kanë dalë në skenë, ndërsa grupi metal amerikan Lamb of God nuk është lejuar të zhvillojë koncert pasi këngët e tyre janë quajtur “blasfemi”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.