Olivia Wilde pret fëmijën e parë

Postuar në 28 Tetor, 2013 09:08

Në fillim të këtij viti pranoi se po priste me padurim të krijonte familje dhe tashmë dëshira e Olivia Wilde është bërë realitet. Aktorja dhe i fejuari i saj Jason Sudeikis po presin fëmijën e tyre të parë së bashku.

Një burim pranë çiftit tha për revistën ‘People’: “Janë shumë të lumtur që do të kenë një anëtar të ri në familje.” Vetë Olivia ka falenderuar fansat e saj nëpërmjet Twitter-it për urimet e shumta.29-vjeçarja është njohur me aktorin 38-vjeçar në vitin 2011 dhe pas gjashtë muajsh janë lidhur. Cifti u fejua në janar të vitit 2013 dhe do të martohen në Nju Jork vitin e ardhshëm.

Olivia Wilde ka qenë më parë e martuar me princin italian Tao Ruspoli, martesë që zgjati 8 vjet. Nga ana tjetër, Jason ka qenë i martuar për 6 vite me Kay Cannon, nga e cila u nda në vitin 2010.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.