SHBA nis punën për ndërtimin e avionit spiun hipersonik

Lockheed Martin ka nisur punën për të ndërtuar pasuesin e avionit spiun supersonik Blackbird SR- 71.
Avioni pa pilot SR- 72 do të arrijë një shpejtësi maksimale Mach 6- rreth 5800 kilometra në orë.
Sipas BBC, njësoj si paraardhësi, avioni SR- 72 do të kryejë misione vëzhgimi në lartësi të mëdha, por edhe mund të ngarkohet me armë për të qëlluar shënjestra.
Lockheed thotë se avioni do jetë në dispozicion në vitin 2030.
Seria Blackbird nisi fluturimin për herë të parë në vitin 1964 dhe shërbente në misione spiunazhi për Forcat Ajrore të SHBA deri në vitin 1998.
Zakonisht fluturonte në lartësinë 24 mijë metra dhe mund të arrinte shpejtësinë Mach 3.
Po me shpejtësinë Mach 6, avioni i ri mund të fluturojë nga Nju Jorku në Londër në më pak se një orë.
Avioni është aq i shpejtë sa kundërshtari nuk ka kohë as të reagojë dhe as të fshihet.
Testimet për këtë avion do të shërbejnë për të përmirësuar edhe transportin civil.
Add new comment