Reese ul çmimin e shtëpisë me 4 milionë $

Postuar në 11 Nëntor, 2013 15:51

Reese Witherspoon uli me katër milionë dollarë pretendimet e saj, deri në shitjen e supervilës që zotëronte në Ojai, Kaliforni.

Aktorja 37-vjeçare vendosi çmimin e 10 milionë dollarëve për këtë pronësi, e cila shtrihet në një truall të gjerë, ku në mes qëndron një vilë dykatëshe e punuar me gurë të latuar në mënyrë artizanale, rrethuar nga një pishinë e një oborr me gjelbërim.Vila, një orë me makinë nga Los Anxhelosi, në përfundim u shit për vetëm 5,9 milionë dollarë, pasi çmimi u ul në mënyrë të vazhdueshme deri në paraqitjen e një oferte.

Pavarësisht këtij reduktimi drastik të çmimit, Witherspoon ka fituar gjithsesi 100 mijë dollarë, pasi e bleu vilën për 5,8 milionë në vitin 2008.

Kjo banesë u bë e njohur për martesën private që mbajti Reese me bashkëshortin e saj Jim Toth në të gjatë 2011-s.

Një vit më vonë, në të njëjtën vilë, Reese priti aktorin Robert Pattinson, duke i qëndruar pranë në ditët e para pasi u mësua tradhëtia e partneres së tij, Kristin Stewart.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.