Katy Perry, “mbretëresha e Twitter”

Me më shumë se 46.5 milion ndjekës (followers), Katy Perry është shndërruar në mbretëreshën e re të rrjetit social Twitter.
Numri i adhuruesve të këngëtares amerikane është rritur në shifra marramendëse muajt e fundit, ndërsa në ditët e para të nëntorit ajo zbriti nga froni Justin Bieber që mbante vendin e parë përsa i përket numrit të ndjekësve në botën e muzikës.Vetë idhulli i adoleshentëve e mbajti këtë pozicion për thuajse 3 vjet, që nga 2010 kur kaloi Lady Gaga-n në krye të këngëtarëve me më shumë ndjekës në këtë rrjet social.
Add new comment