Miley Cyrus kërkon rikthimin me Liam Hemsworth

Postuar në 05 Nëntor, 2013 09:11

Dy muaj pas ndarjes, që pasuan skandale “të mëdha”, Miley Cyrus kërkon rikthimin me aktorin Liam Hemsworth.

Miq të këngëtares të cituar nga mediat amerikane thonë se ajo i ka dërguar një letër të hapur aktorit australian ku i kërkon tërthorazi ndjesë si dhe një takim. “Ajo është e vendosur që të takohet me Liam, qoftë për të parë mundësinë e rikthimit së bashku, qoftë për të mbyllur gjithcka, dhe këtë kërkon ta bëjë me ish-in e saj përballë”, thotë një burim pranë këngëtares.

Romanca mes Cyrus dhe Hemsworth përfundoi në muajin shtator. Sipas të njëjtave burime, Liam ishte i pakënaqur nga “skandalet” e Cyrus në skenat muzikore që prej një viti, por kulmi mbërriti në muajin gusht gjatë performancës së saj të shumëpërfolur me Robert Thicke në “MTV Video Music Awards”.

Cyrus dhe Hemsworth u njohën në vitin 2010, ndërsa dy vite më vonë bënë publike romancën e tyre. Miley Cyrus gjate performances se saj ne MTV VMA me Robert Thicke ne gusht te ketij viti

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.