Jamie Alexander “eklipson” premierën e ‘Thor 2’

Postuar në 05 Nëntor, 2013 09:15

Në Hollivud u dha premiera e filmit ‘Thor: The Dark World’ dhe ishte Jamie Alexander aktorja që la në hije të gjithë kastin e filmit me fustanin e saj që të linte me gojë hapur.

29-vjeçarja u shfaq në tapetin e kuq me një veshje që nxorri në pah më shumë seç duhet. Pjesa transparente e fustanit tregonte dekoltenë dhe gjithashtu të brendshmet që Jamie kishte preferuar të mos i vishte fare për këtë premierë.Në tapetin e kuq parakaloi edhe protagonisti kryesor i këtij filmi, aktori Chris Hemsworth, së bashku me pjesëtarë të tjerë të kastit si Tom Hiddleston, Anthony Hopkins dhe Kat Dennings.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.