Naomi Campbell kundër Victoria Beckham

Postuar në 29 Tetor, 2013 15:44

Naomi Campbell përvecse një supermodele prej vitesh në pasarelat më të famshme të globit, është shndërruar edhe në një prej aktivisteve më të zëshme në luftën kundër racizmit në industrinë e modës. 

Campbell këtë e tregoi edhe së fundmi kur telefonoi Victoria Beckham për t’i kërkuar llogari për mungesën e modeleve me ngjyrë në London Fashion Ëeek. Mes 30 modeleve të Victoria-s, vetëm njëra prej tyre ishte me ngjyrë.

“I telefonova Victoria-s dhe fola me të për këtë. Nuk dua të drejtoj gishtin ndaj askujt. Mbase gjithcka ka qenë e pamenduar. Ajo është një stiliste, si gjithë të tjerët në këtë industri”, deklaroi Campbell.

Nuk dihet përgjigjja e dhënë nga Victoria, por ajo që dihet është se nëse do të ketë një reflektim, ai do të vihet re që në sfilatën e radhës të modeleve të saj. Campbell dhe Beckham që prej 2008-ës janë të afërta me njëra-tjerën. Por jo gjithcka ka shkuar mirë mes tyre. Në vitin 2000 dy divat e botës së modës kanë patur një polemikë mediatike dhe për 8 vjet nuk kanë patur asnjë komunkim me njëra-tjerën. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.