Laetitia Casta, nudo në xhami

Postuar në 22 Tetor, 2013 07:25

Projektimi i një videoje provokuese në një ish-xhami të Selanikut, në kuadër të Bienales së Artit që po mbahet në këtë qytet, ka shkaktuar një reagim të ashpër në komunitetin msyliman të Greqisë dhe në Turqi. 

Videoja konsiderohet “erotike”, pasi imazhet sugjerojnë se interpretuesja femërore është nudo dhe për rrjedhojë është hequr nga ekspozita. 

Pavarësisht se xhamia e Alaca Imaret nuk është një objekt kulti prej 100 vjetësh, disa eksponentë të Shoqatës Islamike për Arsimim dhe Kulturë e kanë kritikuar ashpër pranin ë e veprës brenda saj. 

Filmimi i regjisorit francez Ange Leccia, i titulluar “Nimfea”, interpretohet nga modelja e njohur Laetitia Casta dhe është projektuar në një mur të tempullit antik mysliman. 

Në video, Casta, të cilës i duken vetëm shpatullat nudo, personifikon një nimfë që noton e qetë në ujërat e një lumi. 

Shoqata islamike ka protestuar duke e cilësuar të papërshtatshëm projektimin dhe kryetari i bashkisë së Selanikut, Yiannis Butaris i ka kërkuar përgjegjësve të Bienales që ta transferojnë atë diku tjetër. 

Kjo, edhe për faktin se shumë turistë turq që mbërritën javën e kaluar në Selanik për festën fetare Eid al-Adha u irrituan pasi panë xhaminë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.