Viktoria tregon ‘truket’ e stilit te saj

Postuar në 22 Tetor, 2013 07:26

Anglezes Viktoria Beckkam duket se nuk i mungon asgjë. Ka një bashkëshort të lakmuar nga shumë femra, si David, konsiderohet një sekssimbol dhe ka 4 fëmijë. Megjithatë ajo nuk ndalet. 

Për suplementin ‘Moda” të gazetës “La Repubblica” Viktoria ka treguar se si e ka nisur rrëfimin e saj lidhur me sipërmarrjen në fushën e modës. “Dëshiroj që veshjet e koleksionit tim të jenë më të buta, të bazohen tek shijet e mia, të jenë rrobat që do të doja të vishja unë sot”. 

“E di shumë mirë se cfarë presin klientët e mi nga unë, ndaj kam mbajtur pjesët që identifikohen me stilin tim”, ka vijuar ajo. “Duket se kjo gjë ka funksionuar, pavarësisht se sa e vështirë është që të krijosh besueshmëri në botë. Suksesi im është i bazuar në hapat e vegjël e të sigurtë që unë kam hedhur". 

Këngëtarja e “Spice Girls” ka treguar se fillimet e saj ishin me prezantime të vogla ku cdo veshje e shpjegonte me imtësi në evente. Tanimë suksesi është i dukshëm. Viktoria ka zbuluar sekretin e këtij suksesi duke thënë se të ndjekësh këtë rrugë është jo pak e vështirë. 

“Nuk mjafton të kesh para dhe kapital për të ndjekur këtë ëndërr, duhet shumë eksperiencë, teknikë dhe vëmendje të lartë”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.