Kim Kardashian : " Kanye duhet të mendojë se jam tërheqëse "
Bukuroshja 33-vjeçare e cila është nëna e një e vajze 4 muajshe, shpjegoi për “The Sunday Times” se kilogramët e shtatëzanisë ishin shqetësimi i saj kryesor , dhe kjo jo për komentet që do t`i bënte publiku. Kim u tregua shumë e drejtpërdrejtë dhe e hapur në këtë intervistë duke pohuar se shqetësimi i saj kryesor qëndronte në atë që i dashuri i saj Kanye do të mendonte.
“Çdo femër ka nevojë që mashkulli që ka në krahë të mendojë se ajo është vërtetë një femër tërheqëse. Ne qoftë se unë vesh diçka dhe Kanye mendon se nuk më shkon , unë i besoj menjëherë”. Gjatë kësaj interviste, Kim gjithashtu ka folur dhe për vajzën e saj North , ku ka shpjeguar se preferon që vajza e saj të vishet gjithnjë me ngjyra të ndezura, pasi mendon se i shkojnë.
Add new comment