Digjet plotësisht shtëpia ku lindi kurtizanja spiune, Mata Hari!

Postuar në 21 Tetor, 2013 15:27

Ka përfunduar në shkrumb dhe hi shtëpia e spiunes më të famshme të Luftës së Parë Botërore, e njohur si Mata Hari (Margaretha Geertruida “M’greet”Zelle MacLeod). Një burrë humbi jetën nga zjarri që shkatërroi plotësisht shtëpinë në Leeuwarden, një qytet i vogël 140 km në veri të Amsterdamit. Shkaku i rënies së zjarrit mbetet ende i panjohur.  Bija e tregtarëve, e cila më vonë do të bëhej shumë e famshme në të gjithë botën,sidomos për lidhjet e saj me serën e lartë, u lind në këtë shtëpi më 7 gusht të vitit 1876. Jeta e saj ka frymëzuar filma të shumta dhe karakteri i saj është portretizuar në ekranin e madh nga aktore të tilla si Greta Garbo , Zsa Zsa Gabor dhe Sylvia Kristel.

Mata Hari ishte emri skenik i holandezes, Margaretha Geertruida Zelle, e cila ishte një kërcimtare ekzotike dhe prostitutë e rangut të lartë në Paris. Në vitin 1905, pasi u divorcua me bashkëshortin e saj ajo filloi karrierën si kërcimtare ekzotike me emrin Mata Hari. Ajo filloi të përzihej me njerëz të klasit të lartë dhe u bë kurtizane e shumë politikanëve dhe ushtarakëve të lartë. Kjo e vendosi atë në një pozicion shumë të mirë për të mbledhur informacion. Ajo u vra nga francezët në  vitin 1917, në moshën 41-vjeçare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.