Sylvie harron tradhëtinë e Van der Vaart

Postuar në 08 Tetor, 2013 15:41

Sylvie van der Vaart kaloi së fundmi një vit të vështirë, në të cilën u divorcua nga bashkëshorti futbollist Rafael, të cilin e zbuloi në shtrat me miken e saj më të mirë. 

Megjithatë, modelja holandeze është e vendosur që të mos lejojë ndarjen që të vazhdojë ta mbajë peng për një kohë të gjatë.

35-vjeçarja, në Majemi me të birin Damian, dukej tërësisht e ndarë nga e shkuara e saj e turbullt, ndërsa shijoi rrezet e Diellit, duke shfaqur edhe një herë më shumë linjat e saj të mrekullueshme.

Një personazh televiziv në vendin e saj, Sylvie duket se ka humbur shumë më pak se Rafael, në fundin e trishtë të historisë së tyre të përbashkët. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.