“Rinohet” Benjamin Franklin, del 100 USD i pafalsifikueshëm

Postuar në 09 Tetor, 2013 17:04

Rezervat Federale kanë nisur të martën shpërndarjen e kartëmonedhës së re 100-dollarëshe nëpër ba-nka, e cila është prodhuar me teknologji të lartë që e bën atë pothuajse të pafalsifikueshme.
Kartëmone-dha e re del në qarkullim rreth 150 vjet që pas prodhimit të një kartëmonedhe të tillë, e dizenjuar për herë të parë në vitin 1861. Ridizenjimi i fundit përfshin gra-fikë 3-D (tredimensionale) dhe një bojë të ndryshueshme, e cila e bën të vështirë për t’u falsifikuar. Përveç llojit të letrës që e bën këtë kartëmonedhë të re të vështirë për t’u kopjuar në krahasim me versionet e para, ridizenjimi përmban dy karakteristika të teknologjisë së lartë: shiritin blu të sigurisë 3D dhe një imazh të një boje bakri që përmban një zile holografike, e cila ndryshon nga ngjyrë bakri në të gjelbër. Kartëmonedha sërish do të përmbajë fytyrën e babait themelues të SHBA-ve, Benjamin Franklin. Kartëmonedha 100-dollarëshe është një nga kartëmonedhat amerikane më të qarkullueshme dhe më të falsifikuara në botë. Ajo është edhe kartëmonedha më e madhe që është printuar në SHBA që nga viti 1969, kur Rezervat Federale tërhoqën nga qarkullimi kartëmonedhat 500 dollarë, 1000 dollarë, 5000-dollarë dhe 10000-dollarë. Për kartëmonedhën e re u desh të punohej më shumë se një dekadë, pasi Rezervat Federale, Thesari i SHBA-ve dhe Shërbimet Sekrete i kushtuan kohë të bollshme zhvillimit të një dizejni që është i lehtë për t’u vërtetuar si autentik dhe i vështirë për t’u dublikuar. Versionet e vjetra të kartëmonedhës 100-dollarëshe do ta ruajnë vlerën e tyre, por gjatë kohës banka do t’i mbledhë dhe do t’i zëvendësojë ato. Deri tani kartëmonedha 100-she është prodhuar 12 herë, në vitet 1862, 1878, 1880, 1890, 1914, 1928, 1934, 1966, 1969, 1990, 1996 dhe 2013.

Ndryshimet në kartëmonedhën e re
Shiriti i sigurisë 3D
Kur e lëviz bankënotën duke vëzhguar shiritin blu të sigurisë, zilet e dizenjuara në shirit shndërrohen në 100 dhe “lundrojnë” krah njëra-tjetrës ose lart e poshtë. Shiriti është i punuar bashkë me letrën dhe nuk është i printuar në të.

Zilja
Boja dhe zilja janë bakri dhe kur lëviz duket shënimi i 100 dollarit. Ngjyra ndryshon nga bakri në të gjelbërt, dhe ka një efekt që e bën zilen të shfaqet e të zhduket brenda bojës.

Portreti
Kur e mban kartëmonedhën në dritë, duket një imazh i zbehtë i Benjamin Franklin në hapësirën boshe në të djathtë të portretit. Imazhi është i dukshëm nga secila anë e kartëmonedhës.

Fija e sigurisë
Në dritë, shikoni për një fije të punuar në kartë, e cila kalon vertikalisht në të majtë të portretit. Fija ka të printuara germat USA dhe numrin 100 në një karakteristikë alternuese dhe duket në të dyja anët e kartëmonedhës. Fija ka ngjyrë rozë të ndezur, kur ndriçohet me dritë UV.

Numri 100, i madh
Një numër 100 i madh ngjyrë floriri ndodhet në pjesën e pasme të kartëmonedhës. Ai ndihmon ata në vështirësi shikimi që të mos e ngatërrojnë kartëmonedhën.

Mikroprintimi
Shikoni me kujdes për fjalët e vogla të printuara THE UNITED STATES OF AMERICA, që paraqiten në jakën e xhaketës së Benjamin Franklin. USA 100 shfaqet në hapësirën e bardhë që përmban portretin e zbehtë, dhe ONE HUNDRED USA duket në vizat e florinjta.

Printimi me gdhendje
Lëvizni gishtin në supin e Benjamin Franklin në anën e majtë të kartëmonedhës. Duket e ashpër në prekje, rezultat i procesit të printimit me gdhendje (reliev) të përdorur për të krijuar imazhin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.