Naked City

Vdes në një aksident rrugor aktori Giuliano Gemma

Postuar në 02 Tetor, 2013 10:33

Kinemaja italiane humbi një prej protagonistëve të saj. Në një aksident rrugor pranë Romës, vdiq Giulianno Gemma, 75 vjeç, një prej artistëve më të dashur dhe të vlerësuar nga publiku dhe kritika.

Aktori u bë i njohur shumë i ri, në vitin 1961 me filmin “Arriten titanët” në rolin e paharruar të Kriosit.
Falë talentit, portretit shumë interesant dhe fizikut prej boksjeri, ai la luajtur dhjetëra filma 'western' duke u bërë i njohur edhe jashtë Italisë. Për të janë shkruar libra edhe në në Japoni, Gjermani e Spanjë.

Gwyneth Paltrow “harron” reçipetat

Postuar në 02 Tetor, 2013 10:32

Aktorja Gwyneth Paltrow është shfaqur në formë të shkëlqyer në reklamën e re të parfumit “Hugo Boss” për femra.

Ajo është fotografuar në rrugët e Los Angeles të martën duke xhiruar spotin e ri me një kostum serioz, por të mbërthyer vetëm me një kopsë dhe kjo gjë nxirrte në pah faktin që Gwyneth kishte “harruar” reçipetat.Filmi i fundit i Gwyneth Paltrow është ‘Thanks For Sharing’, një komedi-dramë ku interpreton së bashku me Mark Ruffalo. Në këtë film ajo interpreton një grua që nis rehabilitimin pasi ka varësi të theksuar nga seksi.

Videoklipi i ri i Britney Spears

Postuar në 02 Tetor, 2013 10:31

Britney Spears sapo ka publikuar videon e shumëpërfolur ‘Work Bitch”.

Publikimi më i fundit i këngëtares ka ngjallur kërshëri në publik. Në të, Spears shfaqet tepër seksi në shkretëtirë, e veshur me të brendshme lëkure dhe duke goditur me kamzhik disa modele joshëse. Kjo video i paraprin albumit të tetë të këngëtares, i cili pritet të dalë në treg më 3 dhjetor. Ylli i muzikës pop ia ka besuar albumin e ri regjisorit Ben Mor, i cili më heret ka drejtuar videon “Scream and Shout” të këngëtares

Rita shkëlqen në Paris

Postuar në 02 Tetor, 2013 10:29

Rita Ora shkëlqeu mes dhjetra të famshëmve që morën pjesë në javën e modës në Paris.

Këngëtarja 22-vjeçare me origjinë nga Kosova kishte zgjedhur për të veshur një palë pantallona ngjyrë të zezë, një xhaketë të kuqe me kuadratë, ndërsa një vel me ngjyrë të zezë dhe flokët e kapura nga pas ishin gjetja që eklipsoi mikeshën e saj që e shoqëronte, Cara Delevingne.

Enrique Iglesias dhe Kournikova afër ndarjes

Postuar në 01 Tetor, 2013 16:25

Lidhja e Enrique Iglesias me Anna Kournikova raportohet se është duke u këputur, pasi tenistja është lodhur nga ngurrimi i këngëtarit për t’u martuar.

Tenistja 32-vjeçare raportohet se ka humbur besimin në të dashurin e saj, anëtarin e hitit “Hero”, pasi ky i fundit nuk është i gatshëm ta kurorëzojë lidhjen e tyre edhe pas 12 vitesh së bashku.

Brad Pitt i dhuron Jolie-s gjerdanin me diamant 250 mijë dollarë

Postuar në 01 Tetor, 2013 16:25

Nuk është e lehët që të jesh nënë e gjashtë fëmijëve. Këtë gjë e di mirë Brad Pitt, i cili i ka i bërë një super dhuratë bashkëshortes së tij, Angelina Jolie për t’i treguar mirënjohjen e tij dhe për ta falënderuar për gjithçka bën ajo për familjen.

49-vjeçari ka blerë në një dyqan bizhuterish në Hong Kong një gjerdan me diamant, i cili ka kushtuar 250 mijë dollarë.

Fotot e “nxehta” nga videoklipi i ri i Rihanës

Postuar në 01 Tetor, 2013 04:13

Rihanna i ka mësuar fansat e saj me foto shumë provokuese të postuara në rrjetet sociale. 

Zakonisht këngëtarja nga Barbados poston foto me bikini gjatë periudhës së pushimeve (pushimet e Rihanës shtrihen gjatë gjithë vitit) dhe atëherë kur dukej se nuk kishim çfarë prisnim më shumë nga 25-vjeçarja pasi pamë edhe fotot në sheshxhirimin e videoklipit të këngës më të re me titull ‘Pour It Up’, Rihanna na habit sërish duke postuar foto edhe më të “nxehta”.Ajo shihet në një fron të artë duke marrë poza nga më provokueset e mbuluar vetëm me bizhuteri në pjesët intime.

Anulohet filmi për Hillary Clinton

Postuar në 01 Tetor, 2013 04:10

Regjisori i një dokumentari mbi jetën e Hillary Clinton ka anuluar projektin duke shpjeguar këtë vendim me ndërhyrjet politike që ka pasur mbi filmin. 

Në një blog të publikuar në ‘Huffington Post’, Charles Ferguson tha se presioni i ushtruar nga mbështetësit e Partisë Demokratike ka bërë që burimet të largohen prej tij.

“Askush nuk donte të më ndihmonte për filmin. As demokratë e as republikanë. Pas një reflektimi të gjatë, vendosa që nuk e bëja dot filmin për të cilin do të isha shumë krenar”, shkruan Ferguson.

Perry: Kam menduar vetëvrasjen

Postuar në 30 Shtator, 2013 15:58

Katy Perry ka rrëfyer se ka menduar vetëvrasjen pas divorcit nga ish-bashkëshorti Russell Brand. Këngëtarja amerikane deklaroi në një intervistë për revistën ‘Billboard’ se pyeti veten nëse donte të vazhdonte të jetonte.

“E kisha shumë të vështirë dhe e kam pyetur veten nëse ia vlente të duroja”, u shpreh 28-vjeçarja.Perry dhe Brand i dhanë fund martesës së tyre në korrik të vitit të shkuar.

Diana, princesha që frymëzoi një brez

Postuar në 30 Shtator, 2013 15:57

Diana, dashuria e saj e fundit. Ky është filmi i radhës që tregon për pasionin e një princeshe që jetonte për njerëzit e thjeshtë.

Dashuria e saj me kardiokirurgun pakistanez Hasnat Kahn dhe raporti me Dodi Fayed. 16 vjet pas vdekjes veprat e Dianës, stili i saj i jetes dhe veprimtaria qe kreu, e kanë kthyer në një frymëzim per shume njerëz ne te gjithe botë.

Ajo ishte shumë më tepër se një Princeshë, e cila qëndron pas Princit të saj.

Një nënë e përkushtuar

Pages

Subscribe to RSS - Naked City