Naked City
“Shtriga” Meryl Streep
Aftësia e saj për tu përshtatur me personazhe shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri e ka ndihmuar të fitojë 3 çmime Oscar në karrierë, por kësaj here Meryl Streep thuajse nuk njihet nën petkun e një shtrige të tmerrshme.
Aktorja veterane është pjesë e kastit të filmit ‘Into The Woods’ (Në pyll) dhe në një imazh promovues, ajo shfaqet me flokë të gjatë e të thinjur, një fytyrë plot rrudha dhe kthetra në duar.
Në këtë film do të interpretojnë edhe emra të shquar të Hollivudit si Johnny Depp, Anna Kendrick dhe Emily Blunt.
“Femen” sulmon sfilatën e modës
Përfaqësuese të grupit feminist “Femen” zaptuan pasarelën e një sfilate mode gjatë javës së modës në Paris, pasi i konsiderojnë këto shfaqje se denigruese për imazhin e femrës.
Modelja 18-vjeçare Hollie-May Saker ishte duke sfiluar në “Jardin des Tuileries”, kur dy femra gjysmë të zhveshura u ngjitën në pasarelë, duke bërtitur dhe shfaqur në trupin e tyre mbishkrime si “shko në bordello”.
Boris Becker: Tradhtova gruan dhe ajo më rrahu
Boris Becker është rrahur nga ish-bashkëshortja Barbara Feltus, kur ajo ka mësuar se ai e tradhtonte me kamarieren Angela Ermakova. Ndodhia është bërë publike nga vetë Becker në autobiografinë e tij “Jeta nuk është një lojë”, i cili do të publikohet javën e ardhshme.
Rihanna vërshëllehet për vonesën
Rihanna dha të enjten koncertin e radhës së turit të saj botëror, në Adelaide të Australisë, por fansat e pritën me vërshëllima këngëtaren 25-vjeçare.
Arsyeja ishte se ajo u ngjit në skenë 1 orë e gjysmë më vonë nga orari i përcaktuar. Gjithashtu, ‘Herald Sun’ bën të ditur se ora e parë e koncertit u mbush me këngë shumë pak të njohura të Rihanës dhe publiku u zhgënjye edhe më shumë.
Rihanna iu drejtua publikut duke justifikuar kështu vonesën e saj: “Gjithmonë vonohem kur vij në Australi.”
Aktori Richard Gere ndahet nga gruaja
Pas Monica Bellucci dhe Vinsent Cassel duket se i ka ardhur fundi edhe marteses se aktorit Richard Gere. Lajmin e ben te ditur 'New York Pos't, e cila shkruan ‘te dy kane vendosur qe te rrine pak larg njeri-tjetrit” duke lene te kuptohet se ndoshta nje divorc i mundshem do te ndodhe shume shpejt.
Miss "të pasmet" rikthehet të godasë
Andressa Urach është një prej vajzave më të njohura në Brazil, që kur fitoi titullin kombëtar e "Miss të Pasmet 2012".
Menjëherë më pas, e reja u shndërrua në një vajzë koopertinë dhe modele e disa linjave të suksesshme veshjesh, ndërsa pak kohë më parë bëri bujë duke ofruar deri para, për një natë me idhullin e saj, Cristiano Ronaldon.
Urach u rikthye të godiste përsëri këtë të enjte, teksa ndërsa shumica prej nesh po përgatiten për muajt e ftohtë që janë në ardhje, missi u rikthye në "habitatin" e saj të preferuar, në plazhet e Rios.
Swanapoel, e shkëlqyer në St. Tropez
Një ditë pasi u fotografua në shoqërinë e supermodeles Alessandra Ambrosio, duke shijuar rrezet e tillit të St. Tropez, Sëanapoel zbarkoi në rërën e një prej destinacioneve turistike më tërheqëse të botës, këtë herë për arsye pune.
24-vjeçarja pozoi në duke mbajtur në trup modelet e fundit provokuese të “Victoria’s Secret”, më një varietet lëvizjesh që e kanë bërë atë tepër të njohur.
27-vjeçarja: Berlusconi duhet vetëm të më thotë “Po”
“Berlusconi duhet të më thotë vetëm ‘Po’”. Kjo është kërkesa e të fejuarës së “Kavaljerit” Francesca Pascale shprehur publikisht në një intervistë të dhënë për revistën “Vanity Fair”. “Isha ende minorene kur m’u shkrep në kokë për të”, nis rrëfimin e saj Pascale duke treguar më pas edhe kontaktin e parë me ish-kryeministrin italian, më 5 tetor të 2006-ës, kur sapo kishte nisur aktivitetin tek “Forza Italia”.
Rikthehet Kim Kardashian
Që prej lindjes së fëmijës ajo është treguar e kujdesshme me graderobën duke zgjedhur gjithmonë veshje që i mbulonin format në publik.
Rita Ora, shpërthyese në Los Anxhelos
Rita Ora është një prej këngëtareve më të paraqitshme në botë.
E vetëdijshme për pamjen e saj të shkëlqyer, 22-vjeçarja shfaqi një besim të dukshëm në hiret e saj, duke shëtitur me qenin në Los Anxhelos, SHBA.Këngëtarja me origjinë kosovare, e veshur në mënyrë provokuese, shijoi diellin e nxehtë të kryeqendrës kaliforniane, por edhe interesin e treguar nga të gjithë paparacët që i ishin venë në ndjekje.