“Shtriga” Meryl Streep

Postuar në 27 Shtator, 2013 10:12

Aftësia e saj për tu përshtatur me personazhe shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri e ka ndihmuar të fitojë 3 çmime Oscar në karrierë, por kësaj here Meryl Streep thuajse nuk njihet nën petkun e një shtrige të tmerrshme. 

Aktorja veterane është pjesë e kastit të filmit ‘Into The Woods’ (Në pyll) dhe në një imazh promovues, ajo shfaqet me flokë të gjatë e të thinjur, një fytyrë plot rrudha dhe kthetra në duar.

Në këtë film do të interpretojnë edhe emra të shquar të Hollivudit si Johnny Depp, Anna Kendrick dhe Emily Blunt.

‘Into The Woods’ është një përshtatje moderne e përrallave të vëllezërve Grimm, ku përfshihen në të njëjtën kohë personazhe si Hirushja, Kësulëkuqja apo Bukuroshja e Fjetur.

Filmi me regji të Rob Marshall do të shfaqet për herë të parë në dhjetor të vitit 2014.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.