27-vjeçarja: Berlusconi duhet vetëm të më thotë “Po”

“Berlusconi duhet të më thotë vetëm ‘Po’”. Kjo është kërkesa e të fejuarës së “Kavaljerit” Francesca Pascale shprehur publikisht në një intervistë të dhënë për revistën “Vanity Fair”. “Isha ende minorene kur m’u shkrep në kokë për të”, nis rrëfimin e saj Pascale duke treguar më pas edhe kontaktin e parë me ish-kryeministrin italian, më 5 tetor të 2006-ës, kur sapo kishte nisur aktivitetin tek “Forza Italia”.
“Në momentin e parë që e takova i kërkova menjëherë nëse mund t’i lija numrin. Madje i kërkova edhe numrin e tij. Ai më tha: Je e pamëshirshme!”, thotë Franceska duke konfirmuar më pas se njohja vazhdoi me një lidhje që nuk u bë publik sepse “ai ishte një burrë i martuar në atë kohë”.
Pascale flet edhe për reagimin e prindërve të saj. “Nëna më thotë që e admiron edhe ajo Berlusconi-n, por më përsërit që ai mund të ishte babai im”. 27-vjeçarja thotë se propozimin për martesë ia ka bërë Silvios që pas sulmit në sheshin Duomo, por përgjigjja e tij kishte qenë negative.
“As që bëhet fjalë, më tha. Je tepër e re dhe unë s’mund të të jap të ardhmen që meriton”, thotë vajza italiane e vendosur në qendër të mediave për shkak të lidhjes me ish-kryeministrin që për 4 ditë mbush 77 vjeç.
Add new comment