Boris Becker: Tradhtova gruan dhe ajo më rrahu

Postuar në 27 Shtator, 2013 03:06

Boris Becker është rrahur nga ish-bashkëshortja Barbara Feltus, kur ajo ka mësuar se ai e tradhtonte me kamarieren Angela Ermakova. Ndodhia është bërë publike nga vetë Becker në autobiografinë e tij “Jeta nuk është një lojë”, i cili do të publikohet javën e ardhshme. 

“Nuk kishim më objektiva të njëjtë, asnjë bazë, për erotizmin dhe seksin nuk dua as të nis të flasë. Jetonim bashkë, por ishim bërë dy të huaj për njëri-tjetrin. Kur zbuloi se e tradhtoja nisi të më ulërasë dhe papritur m'u hodh sipër dhe nisi të më godasë me forcë. Im bir Noah u fut mes nesh për të penguar që e ëma t'i godiste të atin. Ia vendosa duart pas shpine, e ajo nisi të hedhë shkelma si e çmendur””, shkruan tenisti i famshëm.

Megjithatë Becker nuk mohon të ketë një pjesë faji në gjithë atë histori: “Tradhtova gruan time, ku ajo ishte shtatzënë, pata një vajzë të paligjshme dhe për shumë kohë fsheha të vërtetën. Nuk ka asnjë dyshim, që jam treguar idiot”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.