Naked City
Vila ku u vra Versaçe u shit për 41.5 milionë dollarë
Vila superluksoze ku ka jetuar dhe është vrarë në vitin 1997 stilisti italian, Gianni Versace, është shitur për 41.5 milion dollarë, raporton AFP.
Prona e mobiluar në Miami Beach është blerë nga “VM South Beach LLC”, një grup i udhëhequr nga investitori Joe Nash pasi bënë ofertën më të madhe për blerjen e vilës.
Ofertat për vilën që quhet “Casa Casuarina” ka 10 dhoma gjumi dhe 11 banjo, filluan në shumën prej 25 milion dollarëve.
Ekspozohet violina e drejtorit të Orkestrës së Titanic!
Violina e drejtorit të orkestrës së Titanik, që luajti muzikë ndërsa anija po mbytej do të ekspozohet për publikun këtë të mërkurë në Belfast, dhe më pas do të dalë në një ankand më 19 tetor në Wiltshire, Britani e Madhe.
Violina do te ekspozhet ne nje muze te ri interaktiv ne Belfast, Titanic Belfast.
Njihuni me pensionistet më “fashion” në botë!
Bota e modës mund të jetë e obsesionuar pas të rinjve, por kjo nuk e shqetëson 75-vjeçaren, Jean Woods, e cila ka një prerje flokësh me shumë stil dhe pëlqen të vishet me Doc Martens.
Ose, Daphne Selfe, e cila është 85 vjeç, modelja më e vjetër në botë, dhe një prej të moshuarave më më stil, me një garderobë tepër cool, që edhe modelja më e famshme në botë, Cara Delevigne do t’ja kishte zili.
Është edhe Gillian Lynne, e cila shprehet se mund të veshë minifunde edhe pse është 87 vjeç nëse dëshiron, duke shtuar se këmbët e saj vazhdojnë te jene ne forme.
Lady Gaga këndon për Roman Abramovich
Shumë njerëz në botën rropaten në punë për të marrë një rrogë modeste, për të siguruar bukën e gojës.
Por ka të tjerë që në një natë të vetme mund të fitojnë aq shumë sa shumë prej nesh nuk mund të fitojnë ndër vite.
Këtë fitim e ka marrë këngëtarja Lady Gaga, e cila ka kënduar posaçërisht për biznesmenin rus Roman Abramovich, i njohur edhe si pronari i klubit të futbollit Chelsea.
Pasaniku rus e ka paguar këngëtaren 3 milionë dollarë për të performuar, duke i bërë kështu një dhuratë të fejuarës së tij bukuroshe.
Beyonce “rrëmbehet” në skenë
Një fans i ekzaltuar ka tërhequr nga skena këngëtaren Beyonce gjatë koncertit të saj në San Paolo të Brazilit, që ishte dhe etapa e fundit e turit të saj “Mrs Carter World”.
Spektatori është hedhur ndaj yllit të showbizit, e ka mbërthyer me krahë dhe e ka tërhequr drejt vetes, duke përfituar nga fakti që ajo ishte afruar tek fansat.
Wahlberg kryen shkollën e mesme
Nju Jork, 17 shtator- Aktori dhe producenti Mark Wahlberg tani ka shtuar edhe një titull në rezymenë e tij- atë të shkollës së mesme.
42 vjeçari pranoi diplomën e tij në muajin qershor ndërsa ka thënë për revistën “People” se katër fëmijët e tij ishin një motivim i madh për të mësuar.
“Nuk kam dashur që fëmijët të thonë, ‘Ti nuk ia ke arritur, pra çfarë të duhet ajo?’, ata kanë dëshirë që në të ardhmen e tyre të jenë të arsimuar”, ka thënë ai.
Perëndesha të shpërfytyruara, fushata kundër dhunës në Indi
Keto janë imazhe të fushatës publicitare kundër dhunë ndaj gruas në Indi. Lot dhe shenja të dukshme të dhunës në fytyrë.
“Dhuna duket se nuk ka kursyer asnjëri, edhe perendeshat”- thuhet në mesazhin e fushatës “Perendesha e abuzuar”
Peta akuzon Katy Perry: “Video e Roar, mizore ”
“Roar”, kënga e fundit e Katy Perry, ka ngjallur zemërimin e Peta, shoqata që punon për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.
“Kafshët e përdorur për argëtim, kanë duruar mizori të tmerrshme. Ato kanë vuajtur në hapësira të ngushta dhe nën metoda zbutëse të dhunshme. Shpesh kafshët stresohen dhe bëhen akthcioz kur transportohen me dhunë në ambiente të panjohura apo të rrezikshme” ka thënë zëdhënësi i Peta, Merrilee Burke për “Daily Star”.
Goditje e fortë publike kjo për Katy Perry, e cila në vitin 2010 kishte marrë komplimente nga Peta per ushqyerjen e saj vegjetariane.
Magjepësja Irina Shayk
rina Shayk konsiderohet si një ndër femrat më të bukura në botë dhe rusja u rikthye që të tregonte të gjitha arsyet në pozat e reja të “Beach Bunny”.
27-vjeçarja, modele e “Victoria’s Secret” pozoi me rroba banjo në disa prej destinacioneve më tërheqëse të botës, të hijeshuara edhe më shumë nga linjat e saj të mrekullueshme.
Ndonëse “e moshuar” për profesionin e saj, supermodelja dëshmoi edhe një herë më shumë se mbetet ende një objekt zilie për shumë modele më të reja se ajo dhe një prej “trofeve” më unikë, që Cristiano Ronaldo ka fituar në jetën e tij.
E dashura e Johnny Deep me veshje zie
Amber Heard, e dashura e Johnny Deep, u shfaq në publik e veshur me rroba zie, ditën e hënë.
Megjithatë, bukuroshja 27-vjeçare, së fundmi e përkushtuar edhe me disa spote publicitare në të cilat ka nxjerrë më së miri në pah hiret e saj, nuk ishte duke vajtur asnjë të afërm të ndarë nga jeta.
Elegante dhe sexy edhe me të zeza, Heard ishte vetëm duke interpretuar në rolin e saj në “London Fields”.
Një film në xhirim, Amber do të jetë protagoniste përkrah një fytyre të mirënjohur të Hollivudit, aktorit Billy Bob Thornton.