Naked City

Horrori i sulmit me gaz në Siri

Postuar në 08 Shtator, 2013 14:57

KUJDES IMAZHE TË RËNDA- Këto janë disa imazhe marrë nga videot shokuese pas sulmeve me gaz në Siri. Shtëpia e Bardhë po përpiqet të përdorë këto video, të verifikuara nga eskpertët, për të bindur politikanët amerikanë të mbështesin sulmin ajror nga Shtetet e Bashkuara.

Art në hapësirë, NASA debuton në Instagram!

Postuar në 08 Shtator, 2013 14:55

Shkenca dhe arti bëhen bashkë për të krijuar imazhe befasuese. Pas Twitter dhe Facebook, agjencia hapësinore NASA ka debutuar në Instagram,  duke u treguar ndjekësve, tashmë dhjetra mijëra, imazhe historike të hënës. Imazhet e trajtuara me filtrat e rrjeteve sociale, ofrojnë efekte të mahnitshme.

Luciano Ligabue i thotë “Po” Donatellas, ceremonia super-sekrete

Postuar në 08 Shtator, 2013 14:53

Luciano Ligabue i ka dhënë fund beqarisë. Ai është martuar dje me Barbara Pozzo, ish-fizioterapisten e tij, me të cilën u lidh pas ndarjes me bashkëshorten e parë Donatella. Ceremonia është zhvilluar mes një grupi të ngushtë miqsh në bashkinë e Correggio, e më pas ka pasur një banket me pak njerëz në qendër të Reggio Emilia.

Ligabue, i cili sapo ka hedhur në treg këngën e tij më të re ‘Il sale della terra’ e që në nëntor pritet të nxjerrë albumin e ri, i ka mbajtur detajet e dasmës super sekrete dhe askush nuk ka mundur të mësojë më shumë rreth ceremonisë.

Aurela Gaçe martohet këtë javë në një ceremoni madhështore

Postuar në 07 Shtator, 2013 17:05

Edhe pse ishte betuar se nuk do bënte dasmë, veshja e fustanit të bardhë në pasarelën e “Geraldina Sposa” këtë verë, e bindi për të organizuar një ceremoni të vërtetë dasmë. Shfaqej pothuaj si nuse në klipin e saj të fundit “Dua”, ku në vargjet e këngës jo pa qëllim thotë: “Dua të më marrë për nuse!” Fjala është për menaxherin e saj Skerdi, me të cilin kanë një vajzë të quajtur Grace, që u erdhi në jetë si bekim për dashurinë e tyre.

Afërdita Dreshaj detyrohet të mohojë ribashkimin, mamaja e Shpatit nuk e pranon

Postuar në 07 Shtator, 2013 17:04

Fotot të cilat qarkulluan më shumë nëpër “Facebook”-un e Afërditës sesa të Shpatit,  ku duket qartë se modelja është afruar sërish me këngëtarin nga Maqedonia, vazhdojnë të mbajnë ende një pikëpyetje të madhe. Gazeta jonë kontaktoi me Afërditën, por ajo nuk na dha ndonjë shpjegim për për këtë rilidhje të saj me këngëtarin. Ndërkohë, në rrjetet sociale ajo mohoi të jetë rikthyer me Shpatin.

Ndahet çifti i Big Brother Neda e Ogreni

Postuar në 07 Shtator, 2013 17:02

Koha e ka vërtetuar që çiftet e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother”, për shkak të ekspozimit dhe intimiteteve të shfaqura në publik, nuk zgjasin shumë. E gjithashtu e njëjta gjë ndodh me konkurrentët që hyjnë në lojë, ndërsa kanë një lidhje serioze jashtë shtëpisë. Pas dy vitesh lidhje intensive mësojmë se ka marrë fund lidhja e Neda Karafilit me Ogren Ballukun e “BB4”, ndërkohë që këto ditë flitet për një krisje mes modelit kosovar Edber Laho dhe të dashurës së tij Arbenita, e cila hyri në shtëpinë e “Big Brother 6” për të bërë të njohur lidhjen e saj me Edberin.

Eva Mendez: Nëna më kritikon se jam shumë e dobët

Postuar në 06 Shtator, 2013 12:57

Ajo është një nga femrat më të dëshiruara nga meshkujt për shkak të fizikut të saj të mrekullueshëm, por nëna e Eva Mendez nuk e pëlqen aspak trupin e hollë të së bijës.

“Do të bëja gjithçka për një rol. Për filmin ’The place beyond the pines’ bëra shumë stërvitje. Doja që personazhi im të ndihej tërësisht i shteruar. Por mamaja ime nuk e kuptonte përse unë doja të dukesha ashtu. Ajo vazhdimisht më thotë se jam shumë e dobët”, – thotë Mendes.

Upton pozon për 100-vjetorin “Vanity Fair”

Postuar në 06 Shtator, 2013 12:55

Me një tortë në dorë dhe qiri të ndezur modelja Kate Upton është shfaqur në numrin e fundit të revistës prestigjoze “Vanity Fair”.   

Kjo është kopertina e rezervuar me rastin e 100-vjetorit të revistës amerikane, ku e përkëdhelura e fatit është pikërisht bukuroshja Upton, e cila është bërë edhe imazhi i revistës për këtë numër special. 

Miley Cyrus nuk vë mend

Postuar në 06 Shtator, 2013 12:54

Shkaktoi shumë polemika dhe mori shumë kritika për performancën e saj në MTV Video Music Awards, por Miley Cyrus duket se nuk ka vënë mend. 

Këngëtarja 20-vjeçare do të publikojë të hënën këngën e saj më të re me titull 'Wrecking Ball' dhe vendosi që në Twitter të publikonte foton promovuese të kësaj kënge. Ashtu siç pritej, Miley ka pozuar shumë pak e veshur.Në Twitter Cyrus shkroi: "#WreckingBall #comingMonday #VEVO."

“Tarzani” Katy Perry

Postuar në 06 Shtator, 2013 12:54

Dy vitet e fundit kanë qenë të vështirë emocionalisht për Katy Perry, që prej ndarjes me ish-bashkëshortin Russell Brand. 

Megjithatë, duket se 28-vjeçarja është rikthyer fuqishëm në skenën muzikore, me videoklipin e këngës së saj të fundit “Roar” (“Hungërrij”).

Një videoklip tejet i veçantë ai i këngëtares, konceptuar në natyrën e egër, me kafshë ekzkotike dhe shumë ngjyra, e bën Katyn të marrë pamjen e “Tarzanit”, në filmat e famshëm të heroit të jetës në xhungël.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City