Naked City
Sandra Bullock shkëlqen në tapetin e kuq
Në hapjen e Festivalit të Filmit në Venecia, Sandra Bullock dhe George Clooney prezantuan filmin e tyre të ri “Gravity”. 49-vjeçarja Bullock sigurisht se tërhoqi vëmendjen më të madhe veshur me një fustan të kuq dhe aksesorë të zi.
Me flokët e saj të zeza të mbledhura Sandra përshëndeti turmën e fansave të cilët ishin mbledhur për ti dhënë një mikpritje veneciane.
Ndërkohë 52 vjeçari George kishte një paraqitje më klasike në tapetin e kuq,me këmishë të bardhë dhe krevatë fjongo.
Nisin xhirimet e ‘Transformers 4’
Mark Wahlberg u pa më në formë se kurrë të mërkurën në sheshxhirimin e filmit ‘Transformers 4’, në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Aktori 42-vjeçar duket se e ka marrë shumë seriozisht stërvitjen për rolin e ri në filmin e regjisorit Michael Bay. Për filmin ‘Broken City’ ai ra plot 75 kilogramë, peshë që e rifitoi për filmin ‘Pain & Gain’ duke ngrënë 12 vakte në ditë.
Matt Damon: Nuk do të luaj rolin e Robin
Janë dy nga aktorët më të mirë të Hollivudit dhe gjithashtu i lidh një miqësi e ngushtë me njëri-tjetrin që në fëmijëri. Bëhet fjalë për Ben Affleck dhe Matt Damon.
Pasi u dha lajmi se Affleck do të jetë Batmani i ri, dolën zëra se Damon do të ishte Robini, ndihmësi i superheroit në luftën kundër kriminelëve të Gotham City. Por, vetë Damon i ka përgënjeshtruar këto zëra.
“Nuk do ta luaj unë rolin e Robinit. Jam më i vjetër se Beni dhe Robini nuk është më i vjetër se Batmani”, tha aktori për ‘Times Of India’.
David dhe e bija këmbejnë rolet
David dhe vajza e tij e mitur këmbyen rolet, ndërsa ndonjën një ndeshje besjbolli në Los Anxhelos, ditën e martë.
Ndryshe nga vëllezërit e saj, 2-vjeçarja u duk e painteresuar për ndeshjen, teksa kaloi shumicën e kohës duke u kujdesur që babai i saj të ushqehej.
Duke bërë këtë, Harper hoqi dorë nga karamelet që David i kishte blerë, për t'ia ushqyer ato të atit.
Nga ana e tyre, 14-vjeçari Brooklyn, 10-vjeçari Romeo dhe 8-vjeçari Cruz ishin edhe ata të pranishëm në këtë ndeshje, të cilën e ndoqën me shumë më tepër dëshirë se motra e tyre.
Përfundon plazhi edhe për Scherzinger
Nicole Scherzinger iu rikthye kalendarit të saj të ngjeshur të punës, me një fytyrë të zymtë, në mbërritjen e aeroportit të Londrës.
Arsyeja për këtë çehre të 35-vjeçares ishte lehtësisht e kuptueshme, nga vetë fotot e pushimeve të kaluara në Hauai, që këngëtarja postoi në një rrjet shoqëror.
Irina Shayk magjeps sërish
E konsideruar si një prej femrave më tërheqëse të botës. Irina Shayk u rikthye të shfaqte linjat e saj të paaritshme,për llogari të markës “Beach Bunny”.
E njohur si një prej linjave të reja me rritjen më të shpejtë në treg, bikinit e kompanisë amerikane vlerësohen në rreth 300 dollarë në shitje dhe me një çmim të tillë të lartë, kush më mirë se 27-vjeçarja do të ishte në gjendje të tërhiqte blerëset e mundshme.
Acarohet Kremlini, Putin me te brendshme femrash!
Kjo pikturë duket se e ka nervozuar Kremlinin. Në qendër të debatit është piktura e quajtur “Travesty” e Konstantin Altunin, shfaqur në një ekspozitë në Shën Petersburg. Fotoja tregon presidentin rus, Vladimir Putin me të brendshme femrash pran kryeministrit, Dimitry Medvedev. Piktura është sekuestruar nga policia për shkak se e ka konsideruar një formë të “propagandës ekstremiste”
Itali, statujë për Michael Jackson
Një statujë në nderim të Michael Jackson-it do të inaugurohet më 29 gusht në Rainbow Magicland, parku i lojërave i Romës.
Statuja është realizuar me rastin e 55 vjetorit të lindjes së mbretit të pop-it. Vepra e italianit Luca Izzo dhe tajlandezit Jusana Hopas bëhet edhe për të plotësuar një dëshirë të vetë këngëtarit, i cili në vitet ’90 u përpoq të hapte një park lojërash në kryeqytetin italian.
Ndahen Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas
Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones kanë vendosur të ndahen dhe të kalojnë disa kohë larg njëri-tjetrit.
Cifti i famshëm hollivudian ka 13 vite martesë. Burime për revistën ‘People’ theksojnë se për momentin asnjëri prej tyre nuk ka ndërmarrë hapat ligjore për nisjen e procesit të divorcit.
“Stresi ka bërë që martesa e tyre të dështojë. Kanceri që kaloi Michael dhe çrregullimi bipolar i Catherine ishin të tepërta”, tha burimi.
Fox “fsheh” shtatzaninë e dytë
Megan Fox dhe bashkëshorti i saj Brian Austin Green mund të jenë të dy yje të Hollivudit, por kjo nuk i pengon që të jenë të ndërgjegjshëm për përparësitë e tyre në jetë.
27-vjeçarja mbajti të lirë axhendën e saj gjatë së mërkurës, për të shitur me Green dhe të birin Noah në Los Anxhelos.
E veshur në mënyrë sportive, Fox u tregua e kujdesshme që ndërsa fotografohej prej paparacëve, të fshihte format e fëmijës së dytë, të cilin është duke e pritur.
Megan Fox, bashkeshorti Green dhe i biri Noah ne nje shetitje ne qytet