Naked City
Bundchen, supermodele dhe nënë
Modelja më e paguar e të gjitha kohërave, Gisele Bundchen, pavarësisht se ka shëtitur botën në sfilata dhe seanca fotografimesh, nuk ka humbur kurrë instiktin e nënës dhe aftësitë për të realizuar sa më mirë këtë detyrë të vështirë.
E veshur në mënyrë të zakonshme, me nje fustan të thjeshtë rozë, 33-vjeçarja u fotografua duke shëtitur me të birin Benjamin dhe vajzën e mitur, Vivian.
Michael Buble dhe Luisana Lopilato bëhen me djalë
Michael Buble është bërë baba për herë të parë. Këngëtari 37-vjeçar dhe gruaja e tij Luisana Lopilato kanë mirëpritur në jetë djalin e tyre Noah, pasi 26-vjeçarja lindi në orët e para të mëngjesit të së martës në Vancouver të Kanadasë.
Këngëtari i hitit “It’s e Beautiful Day” nuk nguroi aspak për të dhënë lajmin, duke hedhur një foto në Instagram, ku shfaqen çifti i lumtur dhe bebja e sapolindur në spital.
Sigurisht, fotoja kishte edhe një shënim: “Të ekzaltuar dhe plot mirënjohje për ardhjen në jetë të djalit tonë”.
Pak intimitet edhe për Roberto Cavalli
Është i famshëm në markën e tij të veshjeve por Roberto Cavalli nuk është i pëlqyeshëm për fotografët.
72-vjeçari është fotografuar mbi një jaht me pantallona të shkurtëra ndërsa relaksohet me të dashurën shumë herë më të re në moshë. Çifti po i kalon pushimet në Kapri ndërsa pranë tyre bie në sy edhe qeni që nuk u ndahet për asnjë moment.
Bellucci, fjalët e para pas ndarjes nga Cassel
“Po, unë dhe Vincent jemi ndarë. Jetët tona na kanë larguar nga njëri-tjetri, por dashuria mes nesh do të mbetet.”
Këto janë fjalët e para të Monica Bellucci për të përjavshmen ‘Chi’ pas lajmit se aktorja italiane dhe ai francez janë ndarë pas 14 vitesh martesë.
Bellucci dhe Cassel kishin 17 vite të lidhur, lidhje që kulmoi me martesën në vitin 1999 dhe me lindjen e dy vajzave, Deva dhe Leonie.
“Edhe pse rrugët tona janë ndarë, Vincent dhe unë do të jemi gjithmonë të gatshëm për njëri-tjetrin në rast nevoje”, theksoi Bellucci.
Incidenti i Tyrese Gibson
Tyrese Gibson, këngëtari dhe aktori i cili interpreton në sagën ‘Fast And Furious’, ka humbur ndjenjat në një klub nate në Uashington të premten në mbrëmje dhe është dërguar në spital pasi ka dëmtuar dorën e djathtë.
Një përfaqësues i aktorit tha se 34-vjeçari po e merr veten dhe se lodhja ka shkaktuar humbjen e ndjenjave.
“Tyrese nuk ka pushuar që nga korriku duke promovuar albumin e tij të ri”, tha përfaqësuesi.
Bellucci-Cassel, vjen ndarja
Monica Bellucci dhe Vincent Cassel janë ndarë pas 14 vitesh martesë. Lajmin e ka bërë të ditur zyra e shtypit e aktores italiane.
Bellucci dhe Cassel janë martuar në vitin 1999 dhe kanë dy vajza nga lidhja e tyre.
Aktorët janë njohur me njëri-tjetrin në sheshxhirimin e filmit ‘L’Appartement’ në vitin 1996. Një vit më vonë ata u shfaqën sërish bashkë në filmin ‘Dobermann’.
Striptizëm në MTV Video Music Awards
Në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards” ishin Lady Gaga, Miley Cyrus dhe Katy Perry ato që tërhoqën të gjithë vëmendjen edhe pse nuk ishin të nominuara për çmim.
Këngëtaret performuan gjatë spektaklit dhe të treja zgjodhën të dilnin në skenë të veshura sa më pak që ishte e mundur.
Lady Gaga dhe Miley Cyrus kënduan vetëm me të brendshme, ndërsa Katy Perry zgjodhi një uniformë boksiereje.
E para që u zhvesh ishte Lady Gaga, e cila performoi këngën e saj më të re “Applause”.
Victoria Beckham sqaron pse nuk qesh!
Ndonëse para disa ditësh patëm rastin ta shohim Victoria Beckham me buzëqeshje në fytyrë, por falë bashkëshortit të saj futbollistit David Beckham, i cili e postoi në Facebook foton me buzëqeshje të bashkëshortes së tij, Victoria njihet si personalitet i showbizit që pothuaj kurrë nuk qeshet, kurse ajo për këtë ka dhënë edhe një shpjegim.
“Fotografët më ndjekin dhe bëjnë foto e incizojnë vazhdimisht, andaj mendoj që do të ishte nga pak e çuditshme që unë të qesh tërë kohën sa ec rrugës”, thotë Victoria 39 vjeçare.
Rita Ora harron reçipetat
Rita Ora vendosi të tërhiqte vëmendjen në rrugët e Nju Jorkut duke dalë shëtitje me një dekolte shumë të hapur dhe pa reçipeta.
Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova po ndjek hapat e kolegeve të saj si Rihanna apo Lady Gaga, të cilat muzikën e tyre e shoqërojnë edhe me veshje shumë provokuese.Ndërsa, në një intervistë për MTV UK, 22-vjeçarja zbuloi se në shtëpi i pëlqen të vërdalliset krejtësisht nudo.
“Më pëlqen të dëgjoj muzikë e zhveshur në shtëpi. Urrej të rri e veshur pasi muzikën e shoqëroj me kërcim dhe kur kërcej dua të jem e lirshme”, tha Rita Ora.
Chris Brown: “Gjykatat janë raciste “
Chris Brown është dënuar me një mijë orë pune sociale për thyerje të lirisë me kusht. Dënimi ka acaruar këngëtarin, i cili ka akuzuar gjykatën për racizëm dhe u ka kërkuar të deklarojnë pse nuk ndihmojnë njerëzit në nevojë.
“Kam bërë 6 muaj punë sociale dhe tani e mohojnë, sepse janë racist”, shkruan Brown ne profilin e tij në Twitter. “Atëherë pse nuk kujdesen për fëmijët e pastrehë dhe familjet e varfra”, vazhdon ai.