Naked City
Milla Jovovich rikthehet e mrekullueshme në pasarelë
Vitet e fundit, fama e saj ka qenë më tepër si aktore në disa filma të suksesshëm, por këtë të enjte Milla Jovovich është rikthyer edhe një herë në pasarelë, prej nga spikati për herë të parë figura e saj perfekte, teksa u bë pjesë e një feste mode të organizuar në Mexico City ne dy net.
37 vjeçarja i magjepsi të pranishmit me sharmin e saj, duke treguar edhe një herë arsyen pse shkëlqeu si modele në vitet ‘90.
Para, femra dhe luks
Pothuajse 50 vjet më parë, kur Hugh Hefner u bë pioner i revistave dedikuar meshkujve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai nuk e dinte se në të vërtetë po ndërtonte një "perandori".
"Playboy", revista që 87-vjeçari themeloi, është shndërruar në një prej revistave më të njohura dhe më të shitura në botë, teksa sot ka versionet e saj në shumë gjuhë të ndryshme.
Nga Marylin Monroe, e cila duke pozuar në koopertinë i dha famën e parë "Playboy"-t, revista erotike ka njohur maja të shumta gjatë ekzistencës së saj.
Rihanna, futboll në plazh
Ka fituar famë si këngëtare, por Rihanna shumë mirë mund të ishte edhe një futbolliste.
Në një video të publikuar në internet, 25-vjeçarja ka treguar aftësitë e saj me këmbë në një plazh të Karaibeve.Sigurisht, pas futbollit, Rihanna nuk mund të linte pas dore pozat provokuese që i ndau në Instagram me 30 milionë fansat e saj.
"Asetet" e panjohura të Llajic
Mesfushori i Fiorentinës, Adem Llajic, është vendosur në qendër të vëmendjes së merkatos, me Milanin dhe Atleticon e Maridit që kanë shprehur një interesim të qartë për shërbimet e tij.
Ndërsa talenti i të riut është i padiskutueshëm, secili klub që do të bëjë për vete shërbimet e tij, do të fitojë edhe një "bonus" të paparashikuar.
Llajic është i lidhur me modelen e mrekullueshme serbe Stanija Dobrojevic, e cila do të transferohet së bashku me të dashurin në klubin e ri, ku do të jetë një kënaqësi më shumë mes personazheve të tribunës VIP.
Valeria Marini e Giovanni Cottone foto të nxehta
Valeria Marini e Giovanni Cottone duket e po i shijojnë në maksimum pushimet në Ischia. Teksa kanë kaluar 3 muaj nga zyrtarizimi i martesës së tyre ata janë fotografuar në poza tepër të nxehta. Ndërkohë prej ditësh qarkullojnë zërat se Marini është shtatzënë, megjithëse ajo e ka përgënjeshtruar në Facebook.
“Të gjithë ata që më kanë telefonuar, dërguar lule, sms, email: më vjen keq ti zhgënjej. Por të jenë të sigurt se kur të jetë e vërtetë do t’u lajmëroj vetë”, ka shkruar ajo.
Paris: Më ktheni vëllanë tim mbrapsht
Vetvrasja e mbetur në tentativë e Paris Jackson, vajzës së vetme të mbretit të popit, Micheal Jackson, duket se lidhet ngushtë me disa javë konfliktesh me vëllain e saj, Prince.
Kur Micheal ishte ende gjallë, familja Jackson ishte shumë më e lidhur se tani.
E megjithatë, burime të familjes thanë për "TMZ" se goditjen përfundimtare, Paris e mori kur mësoi se nga provat gjenetike ajo nuk rezulton e bija biologjike e Jackson, por është vajza e ish-bashkëshortes së këngëtarit dhe një mashkulli tjetër.
Rrëzohet, Adriano Celentano në spital
Adriano Celentano, i cili këto ditë është me pushime në Bordighera me bashkëshorten e tij Claudia Mori, është dërguar në spitalin e Sanremos paraditen e së mërkurës për një goditje në kavilje të cilën e ka marrë pasi është rrëzuar në dhomën e hotelit.
Sipas ‘Ansa’, legjenda e muzikës italiane është shoqëruar në spital nga stafi e tij, pa pasur nevojën e transportimit me ambulancë.
Personeli mjekësor i ka bërë një vizitë dhe pasi i ka dhënë ndihmën mjekësore, 75-vjeçari ka lënë ambientet spitalore.
Nugtella, kremi i ëmbël me marijuanë
Nga kremi me lajthi më i famshëm në botë ruan emrin dhe pamjen, por produkti i ri Nugtella ka një përbërës special më shumë: vaj kanabisi.
I prodhuar nga Organicares në San Jose, kremi shitet vetëm në Kaliforni dhe për ta blerë nevojitet recetë mjeku.
Sports Illustrated: Balotelli, ‘Mashkulli më interesant në botë’
Pas revistës ‘Time’, që prillin e kaluar e vendosi në listën e ‘100 personave më të rëndësishëm të planetit’, një tjetër revistë amerikane, ‘Sporti Illustrated’, nderon Mario Balotellin, duke i rezervuar një vend emblematik në kopertinën e saj; Super Mario duket sikur ecën mbi ujin e një pishine. Në kopertinë shkruhet shkurt edhe për arsyet se pse ai është cilësuar si ‘njeriu më interesanti në botë’.
Beckham shijon "pensionin" me djemtë
Ndërsa djali i tij i parë debutoi me skuadrën e parë të Manchester United, Beckam përballet me vitin e tij të parë pa futboll.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ky do të jetë edhe viti i parë pa sport në jetën e 38-vjeçarit, që u fotografua me djemtë Romeo dhe Cruz, duke u praktikuar në golf.
Babai dhe djemtë shijuan disa orë aktivitet në fushën e minigolfit, pavarësisht diellit përcëllues të Los Anxhelosit.