Naked City

Aniston, asnjë shenjë nga shtatzania

Postuar në 21 Gusht, 2013 11:20

Jennifer Aniston nuk plaket kurrë, por kjo jo vetëm për linjat e saj të shkëlqyera prej vitesh. 

44-vjeçarja, me pushime në Cabo, Meksikë, dukej tepër e dhënë dhe e dashuruar si një adoleshente pas të dashurit të saj, Justin Theroux.

Aniston gjatë të gjithë kohës u fotografua përkrah të dashurit 41-vjeçar, në momente të vazhdueshme intimiteti.

E shoqëruar nga miqtë Jason Bateman dhe gruaja e tij Amanda Anka, megjithatë, 44-vjeçarja nuk shfaqi asnjë shenjë të shtatzanisë së saj të përfolur vazhdimisht në media së fundmi.

Julianne Moore “nxeh” sheshxhirimin

Postuar në 21 Gusht, 2013 05:53

Julianne Moore u shfaq më provokuese se kurrë në sheshxhirimin e filmit ‘Map To The Stars’, ku interpreton edhe Robert Pattinson. 

Aktorja 52-vjeçare nuk na ka mësuar me dekolte të tilla në veshjet e saj dhe një ndryshim tjetër ishin flokët. Moore nuk do të shfaqet në filmin e saj më të ri me flokët e kuqe si zakonisht, por si një bionde seksi.Filmi ‘Map To The Stars’ do të ketë regjinë e David Cronenberg dhe do të shfaqet për herë të parë në vitin 2014.

Kim Kardashian merr vajzën në funeral!

Postuar në 20 Gusht, 2013 17:25

Kim Kardashin i është fshehur publikut që prej lindjes së vajzës së saj North West dy muaj më parë.

Por ajo u shfaq në publik për herë të parë këtë të shtunë për të mbështetur të dashurin e , Kanye West, në funeralin e gjyshit të tij.

Çifti kishte marrë me vete edhe vajzën për ti dhënë lamtumirën e fundit, Portwood Williams Senior, i cili u nda nga jeta në moshën 98 vjeçare.

Joga joshëse e Scherzinger

Postuar në 20 Gusht, 2013 10:01

Nicole Scherzinger nuk e ka mohuar kurrë se i kushton një vëmendje të përditshme fizikut të saj. 

35-vjeçarja, e cila e ka konsideruar trupin e saj si një "tempull", u rikthye këtë të martë të tërhiqet vëmendjen me përpikmërinë me të cilat zhvillon ushtrimet e jogës.

Nga Hauai, nga ku këngëtarja ka shkuar për pushimet e saj, Scherzinger befasoi me aftësitë e saj elastike dhe linjat, gjithmonë të mrekullueshme që gëzon.

E dashura sexy dhe biseksuale e Johnny Deep

Postuar në 20 Gusht, 2013 09:14

Aktorja Amber Heard, e njohur më mirë për lidhjen e saj me Johnny Deep, zbuloi sekrete të panjohura të jetës së saj private. 

27-vjeçarja, në një intervistë për revistën rozë "The Edit", ndërsa pranoi se i pëlqen fama, shtoi se historitë e saj intime përfshijnë si meshkuj, ashtu edhe femra.

"Të hysh në një lidhje, është po aq e vështirë sa të dalësh nga një e tillë. Megjithatë, unë kam pasur disa lidhje të suksesshme, si me meshkuj, ashtu edhe me një grua të mrekullueshme", deklaroi Heard.

Rikthehet Lady Gaga!

Postuar në 20 Gusht, 2013 09:12

Lady Gaga rikthehet me këngën e saj të parë Applause, shkëputur nga albumi i “Artpop”, i cili do të dalë në treg në fund të këtij viti.

Sot, këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Joanne Angelina Germanotta  ka prezantuar videon e këngës, në të cilën paraqitet me një numër të madh veshjesh.  Lady Gaga, edhe pse jo me nje forme fizike prej modeleje, vazhdon te guxoje, duke u paraqitur shumë e “zhveshur” në rikthimin e saj.

Suksesi duket se do të jetë i madh, pasi vetëm në minutat e para të prezantimit të këngës në Youtube, video ka marrë më mijëra klikime.

Kate, William dhe i biri. Fotot shkrepur nga gjyshi Middleton

Postuar në 20 Gusht, 2013 09:07

Duka, Dukesha e Kembrixhit dhe djali i sapolindur Princi George ne nje portret simpatik realizuar nga babai i Kate, Michael Middleton. 

Ne foto, djali eshte i veshur me pelena, kurse e ema dhe i ati te qeshur ne shoqerine e dy qenve. Foja eshte realizuar në fillim të gushtit, në kopshtin e shtëpisë së familjes Middleton, në Bucklebury, Berkshire. 

Pamela Anderson me ish burrin në Havai

Postuar në 19 Gusht, 2013 09:18

Nuk ka asnjë çudi të shikosh Pamela Anderson në bikini pasi të gjithë ata që e njohin si personazh e dinë mirë se fama i erdhi nga telefilimi “Baywatch”. Pamela është rikthyer sërisht në ishujt e Havait ndërsa ndodhej pranë ish bashkëshortit të saj Rick Salmone. 46-vjeçarja në këtë formë përveç relaksit u ka dhënë paparacëve mundësinë të fiksojnë imazhet me të cilat janë publikuar në revistat rozë.

Heidi Klum kujton kohët e arta

Postuar në 19 Gusht, 2013 09:16

Kur shohin një plazh, shumica e njerëzve mendojnë për pushime dhe qetësi, ndërsa kur Heidi Klum sheh një plazh, mendimi i saj i parë është heqja e të gjitha rrobave. 

Ditët e fundit, modelja gjermane 40-vjeçare ka postuar në rrjetet sociale një tjetër foto me temë nudizmin, por të disa viteve më parë.

Në imazhin bardhë e zi shihet një Heidi Klum e re dhe krejtësisht e zhveshur, por e mbuluar me duar në pjesët intime. “Foto nga e kaluara”, shkroi Klum.

De Niro mbush 70 vjeç

Postuar në 19 Gusht, 2013 03:13

Një prej aktorëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Robert de Niro, festoi këtë fundjavë 70-vjetorin e tij të lindjes. 

Një prej aktorëve më të kompletuar, në gjendje të kalojë nga rolet dramatike, në komedi me një thjeshtësi mbrësëlënëse, De Niro i ka dhënë emrin e tij disa prej kryeveprave të kinematografisë botërorë, të viteve 1970-90 dhe më tej.

Kështu, mbeten të paharrueshëm rolet e tij në “Kumbari”, në “Casino”, “Mean Streets”, “Ciao America” dhe shumë të tjerë.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City