Rikthehet Lady Gaga!

Postuar në 20 Gusht, 2013 09:12

Lady Gaga rikthehet me këngën e saj të parë Applause, shkëputur nga albumi i “Artpop”, i cili do të dalë në treg në fund të këtij viti.

Sot, këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Joanne Angelina Germanotta  ka prezantuar videon e këngës, në të cilën paraqitet me një numër të madh veshjesh.  Lady Gaga, edhe pse jo me nje forme fizike prej modeleje, vazhdon te guxoje, duke u paraqitur shumë e “zhveshur” në rikthimin e saj.

Suksesi duket se do të jetë i madh, pasi vetëm në minutat e para të prezantimit të këngës në Youtube, video ka marrë më mijëra klikime.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.