Naked City

Bukuria natyrale e një “Charlie’s Angel”

Postuar në 14 Gusht, 2013 11:45

Në moshën 33-vjeçare, aktorja Minka Kelly tregoi arsyet se përse u fotua më parë gjatë vitit nga revista erotike “Esquire” si femra më tërheqëse e planetit.

Aktorja, protagoniste e serialit “Charlie’s Angel” (për të mos u ngatërruar me filmin me të njëjtin titull) shfaqi të gjithë hiret e saj me një forcë shpërthyese, ndërsa veshi një fustan të hapur nga pas në premierën e filmit të saj të fundit, “The Butler”.

Cara Delevigne kërkon këshilla!

Postuar në 13 Gusht, 2013 15:35

Është ndoshta modelja e momentit dhe nuk mund të kalojë për asnjë moment pa u vënë re. Cara Delevingne u bën të qartë miqëve dhe familjarëve se duhet të jenë të sigurtë pasi po shkon në hapat e Kate Moss dhe Rihannës,thekson “DailyMail.

21-vjeçarja thotë se po përshtatet çdo ditë me këtë stil jetese ndërsa pozon për kopertinën e ardhshme të revistës “W”. Ajo është shprehur se i pranon kritikat dhe kërkon gjithmonë këshilla nga personat që janë afër saj,sepse vetëm kështu ajo do arrijë sukses.

Ashton Kutcher:”Emri im është Chris”

Postuar në 13 Gusht, 2013 15:33

Aktori hollywoodian, 35 vjeçari Ashton Kutcher sapo ka njoftuar përfundimin e xhirimeve të filmit dedikuar Steve Jobs, krijuesit të një ndër kompanive më të mëdha dhe të suksesshme në botë siç është ” Apple”.

Filmi përshkruan jetën e vështirë të Steve i cili nga një person i thjeshtë arriti të bëhej themeluesi dhe ndihma për vazhdimësinë në përparimin e teknologjisë.

Christina Aguliera më në fund elegante

Postuar në 13 Gusht, 2013 15:31

Duket se ka humbur kilogramë të shumtë për të arritur në këtë imazh të fundit. 32-vjeçarja është shfaqur në Los Anxhelos të djelën së bashku me djalin e saj pesë vjeçar Max dhe ish-bashkëshortin Jordan Bratman. Këngëtarja ka nxjerrë në pah një fizik të rregullt dhe shumë ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shikojmë muajt e fundit.

Jennifer Aniston shmang takimin me Angelina Jolie

Postuar në 13 Gusht, 2013 15:28

Jennifer Aniston ka ndërruar biletë avioni vetëm për të shmangur Angelina Jolie, të fejuarën e ish-bashkëshortit të saj Brad Pitt. Të paktën kështu thuhet në portalin X17, sipas të cilit dy aktoret kishin prenotuar të fluturonin në të njëjtin avion për të shkuar nga Londra në Los Angeles. Por sapo Aniston ka marrë vesh për bashkëudhëtaren, ka anuluar planet dhe ka udhëtuar një ditë më pas.
“Asistentja e Jen i ka riprogramuar fluturimin për sot, pasi morri vesh se Angelina do të ishte në të njëjtin avion”, ka shpjeguar dje një burim për portalin.

Paris Hilton shkëlqen në Ibiza

Postuar në 12 Gusht, 2013 12:47

E mësuar që të jetë vazhdimisht në qendër të vëmendjes, Paris Hilton e pati të thjeshtë të fitonte edhe një herë objektivat e aparatëve fotografikë, nga pushimet e saj në Ibiza.

Trashëgimtarja e një prej linjave më të famshmeve të hoteleve në botë, me mbiemrin e saj dhe “shoë-girl” amerikane, ndodhet në brigjet spanjolle në disa ditë pushime, së bashku disa miq të saj të afërt.

E duke u zhveshur me bikini, Paris përfitoi për të treguar edhe një herë përpara të gjithë botës, linjat e saj të admirueshme.

Obama, relaks pa xhaketë e kravatë

Postuar në 12 Gusht, 2013 12:44

Barack Obama ka shijuar ditën e parë të pushimeve në fushën e golfit. Edhe Michelle është bashkuar me të në kampin e blertë, e shoqëruar nga Bo, qeni presidencial.

Pritet të jetë kjo një javë relaksi, pa xhaketë e kravatë, që do të kalohet mes golfit dhe basketbollit.

Presidenti amerikan nuk do të ketë asnjë angazhim publik deri më 18 gusht, kur Familja e Parë do të kthehet në Uashington.

Megjithatë, siç paralajmëroi më herët vetë Shtëpia e Bardhë, Obama nuk do ta “heqë prizën”, pasi do të informohet çdo ditë mbi çështjet kryesore, përfshirë sigurinë.

VIP-at me këmbët më joshëse

Postuar në 12 Gusht, 2013 12:40

Katy Perry është e para, në një renditje të personazheve të rëndësishme me këmbët më joshëse dhe të vlerësuara.

Këngëtarja, në këtë klasifikim lë pas personazhe të rëndësishme, midis të cilave edhe vetë supermodelen Bar Raffaeli apo aktore si Megan Fox e Blake Lively.

Kjo është renditja e revistës “TMZ”, bazuar në anketimet e lexuesve të saj.

1. Katy Perry, kengetare

2. Bar Raffaeli, modele

3. Carrie Underwood, kengetare

4. Selita Ebanks, modele

5. Blake Lively, aktore

6. Cameron Diaz, aktore

7. Megan Fox, aktore

Charlize, një nënë e përkushtuar

Postuar në 12 Gusht, 2013 12:33

Ndonëse 38 vjeç, Charlize Theron vazhdon të gëzojë atë trup që shumë vajza sa gjysma e moshës së saj do të admironin. Ylli i “Prometheus” tregoi linjat e saj të shkëlqyera, nga pushimet që po kalon në Hauai, SHBA, së bashku me djalin e saj të birësuar, Jackson.

Ndërsa u relaksua nën rrezet e ngrohta të diellit, Charlize tregoi gjithashtu anën e saj më të përkushtuar si nënë, duke u përpjekur që t’i mësonte notin, djalit 17 muajsh.

Lohan s’vë mend, sërish alkool

Postuar në 11 Gusht, 2013 09:41

Lindsay Lohan e ka të vështirë t’u qëndrojë larg telasheve. Gazeta “New York Post” shkruan se vetëm pak ditë pasi përfundoi rehabilitimi 90-ditor të rdhëruar nga gjykata,aktorja problematike ka festuar deri në orët e para të mëngjesit me këngëtarët e grupit “The Wanted”.

New York Post shkruan se gjatë festimeve në dhomën e një hoteli në Los Anxheles ka patur alkool shoqëruar me muzikë të lartë.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City