Ashton Kutcher:”Emri im është Chris”

Postuar në 13 Gusht, 2013 15:33

Aktori hollywoodian, 35 vjeçari Ashton Kutcher sapo ka njoftuar përfundimin e xhirimeve të filmit dedikuar Steve Jobs, krijuesit të një ndër kompanive më të mëdha dhe të suksesshme në botë siç është ” Apple”.

Filmi përshkruan jetën e vështirë të Steve i cili nga një person i thjeshtë arriti të bëhej themeluesi dhe ndihma për vazhdimësinë në përparimin e teknologjisë.

Në këtë film i cili pritet të publikohet në muajt e ardhshëm, Ashton ka rolin kryesor, ate të vetë Steve Jobs. Ai shprehet se në çdo skenë të xhiruar është ndjerë i emocionuar pasi ky rol ishte shumë domethënës për të dhe jo vetëm. Qëllimi i këtij filmi është edhe mesazhi i cili përcillet në fund. Së fundmi Ashton ka marrë pjesë në ” Teen Choice Awards” , ku vendosi të ishte transparent si me publikun ashtu edhe me fansat e tij duke rrëfyer një sekret të paditur më parë.

Aktori vendosi të tregohej i sinqertë duke treguar se emri i tij i vërtetë nuk është ashtu siç të gjithë e dimë Ashton, por Chris. Ai shpjegon se fillimisht quhej Chris Ashton Kutcher, por pas të 19-ave kur ai nisi dhe karrierën artistike vendosi që emri i tij i dytë të ishte i pari, dhe mori vendimin për ta ndryshuar,transmeton “OraNews”.

Gjatë rrefimit të tij Chris Ashton Kutcher shprehet se kurrë nuk e ka mohuar atë që përfaqëson ose të kaluarën e tij, por të qënurit pjesë e botës së Hollywood shpesh të shtyn të marrësh vendime të ndryshme dhe të ruash shumë sekrete.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.