Naked City
Belen sirena sensuale në barkë
Belen Rodriguez vazhdon tu dhurojë fansave të saj imazhe mahnitëse.
Showgirl argjentinase ka publikuar sërish në profilin e saj në Instagram e Facebook një foto, ku pozon si një sirenë në bordin e një barke.
Naomi Watts vs. Diana!
Bëhet fjalë për një film që ka në qendër dy vitet e fundit të jetës së saj, dhe aktorja Naomi Watts duket se e ka portretizuar më së miri Princeshën e famshme, Diana. “Diana” kështu do të quhet filmi, i cili fillimisht do të ketë premierën në Londër, dhe më pas në të gjithë botën. Për të kuptuar se sa afër Dianës ka ardhur Naomi, ju ftojmë të shikoni këto fotografi.
Vanity Fair: Kate Middleton është veshur më mirë për 2013!
“Vanity Fair International” ka publikuar listën e njerëzve të veshur më mirë për vitin 2013, të cilën e kryeson Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton.
Princesha të tjera të përfshira në këtë listë janë edhe Princesha Letizia e Spanjës, dhe Princesha Madeleine e Suedisë.
Rosie Hungtington është thjeshtë perfekte
Duket se e justifikon më së miri pozitën e saj si një ndër femrat më të bukura në botë. Shumë prej modeleve preferojnë që në ambientet publike të paktën të shfaqen të mbuluara dhe të mos tregojnë shumë asetet fizike.
Të njëjtën gjë ka preferuar të bëjë edhe Rosie Hungtington.Ajo është fotografuar në Studio City të Kalifornisë ndërsa largohej nga palestra dhe fiziku i saj ishte perfekt.
Jennifer Stallone nuk di të plaket
Për dy javë do të festojë 45-vjetorin e lindjes, por bashkëshortja e Sylvester Stallones, për ata që nuk e njohin, duket të paktën dhjetë vjet më e re.
Jennifer Flavin, përfitoi nga pushimet luksoze që po shijon së bashku me të shoqin në jug të Francës, për të treguar linjat e saj jashtëzakonisht të tonifikuara dhe të hijshme.
Një ish-modele, Jennifer duket se vazhdon të karakterizohet në jetën e saj nga kujdesi i imtësishëm për shëndetin.
Alba: Nuk kam më bukurinë e dikurshme
E vlerësuar unanimisht si një prej aktoreve më të pashme dhe tërheqëse të Hollivudit, Jessica Alba nuk ndan të njëjtin vlerësim mbi fizikun e saj.
32-vjeçarja, në një intervistë për revistën “Women’s Health”, pranoi: “Kam probleme me celulitin, me ruajtjen e linjave apo me dhjamin e barkut. Më duhet ta pranoj, nuk kam më trupin e një 14-vjeçareje”.
Rita Ora: “Me qejf do këndoja në Serbi”
Këngëtarja shqiptare,Rita Ora në një intervistë,për revistë “GQ” ka folur edhe për lidhjet e saj me Kosovën,dhe nëse do të pranonte të këndonte në Beograd.
“Me qejf do të vija në Serbi dhe do të këndoja në kryeqytetin Serb edhe pse plotësisht jam e vetëdijshme që ky gjest mund të kuptohej gabimisht në publik.
Atë që dëshiroj të them mund të marrë një ngjyrim politik dhe do mund të bëhej një çështje e madhe por kur je prej Kosove e di që ishim të uritur dhe të dëshpëruar vetëm që të arrinim pavarsinë dhe të qëndronim në këmbët tona. Për këtë kemi luftuar!
Shkurorëzimi i Catherine Zeta Joness dhe Michael Douglas: 300 milionë dollarë!
Revista amerikane “Star” në ballinën e vet sjell rrëfimin për shkurorëzimin e Michael Douglasit dhe të Catherine Zeta Jones.
Pas 13 vjetësh duket se i erdhi fundi martesës ndërmjet Douglasit,68-vjeçar dhe Catherine Zeta Jones ,43-vjeçare.
Gazeta amerikane “Star” që publikohet më 12 gusht e sjell këtë rrëfim të jashtëzakonshëm. Revista thekson se fajtor për shkurorëzimin e tyre është ngarkesa e saj biploare, të cilën Michael , nuk mund ta durojë më dhe se shkurorëzimi do të kushtojë 300 milionë dollarë!
Ajo shkruan se ai e ka angazhuar avokatin e vet.
Megan Fox shtatzënë!
Megan Fox dhe Brian Austin janë duke pritur fëmijën e tyre të dytë.
Aktorja 27 vjeçare dhe burri i saj Brian Austin, të cilët tashmë kanë djalin e tyre 10-muajsh, Noahn, janë shprehur “shumë të lumtur” me marrjen e lajmit.
Leslie Sloane Zelick, përfaqësuese e Meganit ka thënë për gazetën “New York Post”: “Mund të konfirmoj se Megani është duke pritur fëmijën e saj të dytë me burrin e saj Brian dhe të dy janë të lumtur për këtë”.
Eva Longoria dhe Ernesto Arguelio drejt martesës
Aktorja e ” Shtëpiake të dëshpëruara”, Eva Longoria, duket se po e shijon në maksimum lidhjen me Ernesto Arguelio.
Çifti i cili e nisi romancën e tyre në fillimin e këtij muaji, shprehen se janë shumë të dashuruar, dhe çdo ditë kalojnë shumë orë nën shoqërinë e njëri – tjetrit,thekson “OraNews”.
Së fundmi ata janë fotografuar në aeroport , nga ku u nisën për të kaluar disa ditë në Spanjë dhe duket se po ja kalojnë për mrekulli.