Naked City

Amanda Bynes në spital psikiatrik

Postuar në 26 Korrik, 2013 09:40

Aktorja problematike Amanda Bynes është urdhëruar që të qëndrojë edhe për dy javë tjera në një spital psikiatrik pasi prindërit e saj kërkuan nga doktorët që të rekomandojnë këtë gjë, shkruan perezhilton.com.

Ylli ishte hospitalizuar pasi të hënën ajo kishte ndezur zjarr para shtëpisë së një të panjohuri.

Një grua e re e cila besohet se ka qenë Bynes është parë duke u futur në spitalin psikiatrik të Los Anxhelosit, ndërsa me një pëlhurë të bardhë ishte mbuluar i tërë trupi i saj.

Hopkins: Gruaja më shpenzon paratë

Postuar në 26 Korrik, 2013 09:34

Sir Anthony Hopkins është i martuar me 57-vjeçaren kolumbiane Stella Arroyave dhe jeton në Malibu ku e kalon kohën duke pikturuar, duke luajtur në piano dhe duke shëtitur në plazh. 

“Kam një jetë të bukur dhe jam i lumtur”, thotë aktori uellsian, i cili është në martesën e tij të tretë.

“Stella është një grua e mrekullueshme që vdes për të shpenzuar paratë e mia, por ajo më ka bërë më të matur. Unë jam 75 vjeç, por më duket vetja 45 dhe i bëj gjërat me nxitim. Ajo më ndalon”, thotë Hopkins.

Kurorëzohet Tina Turner: Martesa, vend i mrekullueshëm!

Postuar në 26 Korrik, 2013 08:42

“Nje vend te mrekullueshem” e ka percaktuar martesen kengetarja e njohur Tina Turner, e cila ka kurorezuar lidhjen e saj te gjate me Erwin Bach ne nje ceremoni private ne Zvicer. 

73 vjecarja kishte veshur nje fustan Armani me kristale Swarovski dhe eshte fotografuar shume e lumtur.

Tragjedia në Spanjë, piloti i trenit mburrej me shpejtësinë në Facebook!

Postuar në 25 Korrik, 2013 15:11

Shpejtësia tej normave të lejuara, duket se është shkaku kryesor që shkaktoi tragjedinë hekurudhore në Spanjë një natë më parë. 

Përgjigjegjësia mbi drejtuesin e trenit, Francisco José Garzón Amo duket se vjen e shtohet, pasi gazeta spanjolle ABC zbuloi se piloti mburrej për shpejtësinë e madhe me te cilen ecte në Facebook, duke publikuar në kohë reale fotografi të kilometrazhit. 

Jackman: Si Wolverine edhe në shtrat

Postuar në 25 Korrik, 2013 15:06

Hugh Jackman, aktori hollivudian i cili ka fituar famë me interpretimin e Wolverine në sagën e filmave X-Men që nga viti 2000, ka deklaruar se vesh kostumin e superheroit të novelave grafike, përfshirë kthetrat, edhe në shtratin martesor. 

“Gruaja më thotë që të gri sallatën, por më shumë janë grirë çarçafët”, tha me shaka aktori australian.

Imazhi sensual i Jennifer Aniston

Postuar në 25 Korrik, 2013 08:20

Ka punuar shumë në muajt e fundit me qëllimine  mirë për të qënë sa më perfekte në filmin “Squirrek To The Nuts”. Jennifer Aniston në fakt ka shkëlqyer me prezencën e saj në ambientet  ku po filmohen skenat e filmit në Nju Jork.

Është fotografuar nga mediat me një fustan të zi elegant i cili bie në sy edhe modeli i ri i flokëve të aktores .                                                                      

Shakira, një trup perfekt 6 muaj pas lindjes

Postuar në 25 Korrik, 2013 08:17

Ajo frikësohej se “nuk do të ishte kurrë më një femër seksi”, pasi lindi fëmijën e saj të parë në janar të këtij viti. 

Por, Shakira ka treguar se, vetëm 6 muaj më vonë, ajo ruan sërish forma të tonifikuara në një shkallë mahnitëse.

Këngëtarja 36-vjeçare kolumbiane tregoi një pamje perfekte të shtatit të saj e mbi të gjitha një stomak të sheshtë të përkryer, në dy veshje të ndryshme bikini. Gjatë pushimeve në Hawaii, ajo shoqërohej nga bashkëshorti i saj, futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique. 

Liderë të djathtë e të majtë, të bashkuar nga… reçipetat

Postuar në 25 Korrik, 2013 04:28

Ronald Regan dhe Fidel Castro janë udhëheqësit politikë të krahëve të ndryshme që janë “bashkuar” për një reklamë reçipetash. 

Firma braziliane e të brendshmeve ‘Hope’ ka nxjerrë në treg një linjë të re nën sloganin “E djathta dhe e majta, të bashkuara”.

Në postera duket edhe e djathta Margaret Thatcher së bashku me të majtin Che Guevara të vizatuar në gjoksin e një modeleje.Në një imazh tjetër shihet ish-presidenti amerikan George Bush së bashku me ish-presidentin e Venezuelës Hugo Chavez.

Kylie, në super formë 25/07/2013

Postuar në 25 Korrik, 2013 04:25

Kanë kaluar 13 vjet që kur Kylie Minogue bëri bujë e veshur me pantallonat e saj të shkurtra ngjyrë floriri, që i tregonin linjat perfekte. 

Tani, në moshën 45-vjecare ajo vendos të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram një foto ku duket se është ende në super formë.

Kylie shfaqet në foto e veshur me një kostum banjoje leopard-print, duke shijuar pamjen e oqeanit, por nuk është e vështirë të kuptohet se cila pjesë e fotos tërhoqi më shumë vëmendjen e fansave.

Në komentin përbri fotos, Kylie shkruan:"Gati për t'u nisur, drejt blusë".

Brenda botës së shpejtë të mafias

Postuar në 24 Korrik, 2013 16:39

Ajo është një nga mafiet më të rrezikshme në botë. Bëhet fjalë për Yakuza-n japoneze.

Kurse Morohoshi- san është një prej anëtarëve të saj.

Ai është ylli i një dokumentari të shkurtër, të titulluar “Heroi i nëntokës: Më pëlqen që të më urrejnë”.

Filmi është realizuar nga videografi Luke Huxham, të cilit i lindi ideja për këtë dokumentar duke parë supermakina në pronësi të njerëzve të dyshimtë.

Nuk ka qenë e lehtë që të bindë dikë që të jetë pjesë e dokumentarit.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City