Naked City
Sarah Jessica Parker, ende më e stiluara në qytet
Ajo është një nga personazhet më simpatike të filmit të njohur ‘Sex and the City’, ku binte në sy veçanërisht për stilin modern të të veshurit, që shpesh u kthye në një model për shumë femra kudo në botë.Po Sarah Jessica Parkeer duket se edhe në jetën e saj të përditshme vijon të jetë e stiluar në mënyrën më të mirë të mundshme. Aktorja është fotografuar në një mbrëmje gala në New York, ku e veshur me një kostum me bust te hapur në ngjyrë të zezë, me pak tualet dhe pak bizhu 48 vjeçarja dukej në superformë dhe shumë moderne.
Kanye West rreh me grushte paparacin
Reperi i njohur amerikan Kanye West është bërë protagonist i një zënke teksa ndodhej në terminalin e aeroportit ndërkombëtar të Los Angeles, ditën e djeshme.Partneri i vajzës së njohur të reality show, Kim Kardashian i cili së fundmi është bërë babi i një vajze, është grindur me një paparac, i cili me sa duket e ka provokuar 36 vjeçarin, që nuk e ka toleruar aspak, por e ka qëlluar disa herë me grushte.Goditjet mesa duket kanë qenë të forta dhe është dashur ardhja e ndihmës së shpejtë që paparaci të merrte kujdesin e duhur mjekësor.
Jessie J vazhdon të eksperimentojë me flokët
Pasi i qethi flokët zero, këngëtarja simpatike Jessie J duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga eksperimentimi me ngjyrat e tij.
Këngëtarja, gjatë koncertit të fundit të mbajtur në Endinburgh Castle u prezantua me një look të ri, pasi flokët i kishte kthyer nga të verdha në ngjyrë lejla dhe duket se impakti tek fansat ishte shumë i mirë, pasi komplimente kanë ardhur me shumicë.Nderkohe ne disa foto te tjera te postuara ne Twitter kengetarja shfaqet me nje ngjyre tjeter te flokeve, kete here me nuancat e bojeqiellit.
Heidi Klum, “topless” në Bora-Bora
Heidi Klum kohët e fundit ka nisur të postojë foto shumë provokuese në rrjetet sociale.
Supermodelja dhe nëna e katër fëmijëve këto ditë ndodhet me pushime në Bora-Bora dhe për fansat e saj publikoi një foto “topless” duke përqafuar një pemë e duke mbuluar kështu gjoksin.Ndërsa disa ditë më parë, kur ndodhej në Bahamas, 40-vjeçarja gjermane postoi një tjetër foto “topless” me qëllimin për të treguar një vizatim të bërë me rërë në barkun e saj.
Rihanna, gjysmë-zhveshur për parfumin e ri
Rihanna do të nxjerrë në treg së shpejti parfumin e saj të katërt dhe për reklamën e tij nuk ka ngurruar të pozojë “topless”.
Këngëtarja 25-vjeçare shihet në imazhin promovues të fragrancës ‘Rogue’ vetëm me të mbathura dhe një palë taka.Këtë foto e ka publikuar vetë Rihanna në profilin e saj në Instagram: “Rogue për femra. Për meshkuj do të vijë shumë shpejt.”
“Striptistja” Jennifer Aniston
Aktualisht, Jennifer Aniston po luan rolin e një striptisteje në komedinë “We’re the Millers”.
Në moshën 44-vjeçare, protagonistja e serialit “Friends”, i tregoi qartë publikut arsyen se përse regjizorët vazhdojnë t’i besojnë rolet e një vajze provokuese një gruaje në moshë të mesme.
Duke veshur një minifund të shkurtër, Aniston shfaqi linja të shkëlqyera dhe një vetbesim të admirueshëm për trupin e saj.
Vergara, e shkëlqyer në Mikonos
Një prej emrave më të njohur të ekranit dhe modës amerikane, Sofia Vergara, shfaqi hiret e saj të shkëlqyera në një prej vendeve që krenohet me një prej qytetërimeve më të vjetra europiane.
Kolumbiania vendosi që të shkëputej nga përditshmëria e jetës së saj, për të pushuar në një prej ishujve më të njohur të Greqisë, në Mikonos.
Në moshën 41-vjeçare, nga një prej plazheve më të bukura të Detit Egje, Vergara tregoi se koha për trupin e saj duket se nuk kalon kurrë.
Borëbardha dhe Bukuroshja e Fjetur kthehen në “vrasëse”
Ato janë disa nga personazhet më të popullarizuara për fëmijët, por një artist ka menduar që t’i sjellë në një formë krejt tjetër. Në rrugicat e Stokholmit në Suedi, këto princesha janë armatosur. Një artist anonim suedez i ka kthyer këto personazhe të dashur në “vrasëse”, nëpërmjet artit të tij.
Shikoni fotot…
Një Barbie e veçantë për fëmijët e sëmurë!
Spitali Jurasz është unik në Poloni. Fëmijët, pas kimioterapisë mund të luajnë me kukulla barbi të projektuara enkas për ta.
Kompania Mattel ka krijuar kukulla pa flokë, për pacientët e rinj, që kanë humbur flokët e tyre për shkak të trajtimeve për sëmundjen e rëndë.
Kukullat nuk gjenden në dyqanet e lodrave apo tregjet e pakicës.
Arrestimi i Dzhokhar Tsarnaev, fotot e pabotuara!
Të zemëruar nga kopertina e “Rolling Stones”, autoritetet policore të Masaçusets kanë botuar një foto të papublikuar më parë të një prej autorëve të sulmeve të Maratonës së Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev.
Fotot tregojnë Tsarnaev në momentin kur ai është thirrur nga policia, pak para arrestimit, ku dallohet fytyra e tij e përgjakur, në barkën ku ai ishte fshehur.
Në shtator pritet të publikohen të tjera fotografi.