Naked City

Rihanna mallëngjehet gjatë koncertit

Postuar në 24 Korrik, 2013 16:36

Rihanna nuk i mbajti dot lotët në skenë gjatë kohës kur po këndonte baladën me titull ‘Stay’. Këngëtarja nga Barbados u emocionua pa ndonjë arsye të veçantë gjatë koncertit në Lille të Francës, ditën e shtunë. 

Pasi fshiu lotët, 25-vjeçarja iu drejtua publikut: “Nuk e di pse po qaj. Nuk më besohet.”

Më pas, Rihanna tha se u mallëngjye për faktin se turit të saj botëror po i vjen fundi, por ky duket një justifikim pa vlerë duke ditur se koncerti i fundit i turit është në datën 15 nëntor.

Jay Z gjobit Rita Orën

Postuar në 24 Korrik, 2013 08:22

Jay Z është një drejtues i sertë. Këtë e thotë këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, që ka firmosur një kontratë me kompaninë diskografike të reperit. 

Ora ka deklaruar për mediat britanike se Jay e gjobit nëse ajo paraqitet vonë në studio. “Arrita në studio me 10 minuta vonesë dhe mora një mesazh kritikues. Nëse unë vonohem gjobitem”, ka treguar Rita. 

“Është një shembull i vogël që tregon se Jay është gjithmonë korrekt”, ka treguar më tej këngëtarja që jeton në Londër. 

Ippo, krijesa e një gomari dhe zebre!

Postuar në 24 Korrik, 2013 08:15

Është lindur në një fermë private dhe quhet Ippo. Kjo kafshë është një ekzemplar i rrallë, i një kryqëzimi mes një gomari femër dhe një zebre mashkull. Lindja e rrallë ka ndodhur në Firence.

Selena mbush 21 vjeç, mungon Bieber

Postuar në 24 Korrik, 2013 08:14

Selena Gomez festoi 21-vjetorin e lindjes së saj dhe për të qenë në qendër të vëmendjes, si “vajza e ditëlindjes”, kishte zgjedhur një palë pantallona të shkurtëra ngjyrë të bardhë. 

21-vjeçarja u fotografua së bashku me një mikeshën e saj duke hyrë në një restorant në Hollywood. Ndërkohë që në festë mungonte Justin Bieber, i dashuri i saj “part time” me të cilin këngëtarja nuk është shoqëruar së fundmi.

Dalin fotot e para të Princit të ri

Postuar në 24 Korrik, 2013 05:20

Kate Middelton ka lënë klinikën në të cilën ishte shtruar për të lindur fëmijën e sajt të parë shoqëruar nga bashkëshorti William. Ata i kanë prezantuar gazetarëve trashëgimtarin më të ri të familjes mbretërore.

William, ndoqi hapat e prindërve te tij, Charles dhe Diana, te cilet 31 vite me pare, e prezantuan atë me botën në të njëjtën mënyrë, me 21 qershor 1982,thekson “The Sun”.

Më herët,Kate dhe William ishin vizituar fillimisht nga prinërit e Kate dhe më pas edhe Charli me Kamilën. 

Rihanna, “transparente” në Stokholm

Postuar në 23 Korrik, 2013 15:43

Rihanna është paraqitur para fansave të saj në Stokholm të Suedisë me një bluzë transparente poshtë së cilës mungonin reçipetat. 

Duke dalë nga hoteli i saj për të shkuar në “Globe Arena” për koncertin e radhës, këngëtarja 24-vjeçare “ndezi” publikun që po e priste poshtë hotelit me veshjen e saj.Nëse shikoni me vëmendje poshtë bluzës, mund të dalloni edhe një pirsing që Rihanna duhet ta ketë bërë kohët e fundit e për këtë arsye ka zgjedhur një bluzë transparente.

Cameron Diaz vs Kate Upton

Postuar në 23 Korrik, 2013 15:41

Cameron Diaz dhe Kate Upton u fotografuan në plazhet e Karaibeve në një ditë pushimi nga xhirimet e filmit ‘The Other Woman’. 

Aktorja 40-vjeçare dhe modelja 21-vjeçare treguan format e tyre të ndryshme: Diaz shumë e tonifikuar dhe elegante, ndërsa Kate e mbushur dhe me një dekolte që çmend meshkujt.Komedia ‘The Other Woman’ ka regjinë e Nick Cassavetes dhe do të shfaqet për herë të parë më 25 prill të vitit të ardhshëm.

Në këtë film interpretojnë gjithashtu këngëtarja Nicki Minaj dhe Taylor Kinney

Lady Gaga pozon krejtësisht nudo

Postuar në 23 Korrik, 2013 15:37

Jemi mësuar ta shohim të veshur me veshjet me ekstravagante dhe provokuese të mundshme, por kësaj radhe Lady Gaga ka vendosur të habisë fansat e saj duke mos veshur absolutisht asgjë. 

Këngëtarja e famshme ka pozuar për revistën ‘V’ krejtësisht nudo, e ulur në një stol me këmbë të hapura dhe duke mbuluar pjesët intime vetëm me duar.Edhe fytyra e saj është “nudo” pasi nuk është lodhur për tualetin në këtë foto. 

Me siguri ka menduar se askush nuk do i shohë fytyrën.

Yje që janë larguar shpejt

Postuar në 23 Korrik, 2013 07:07

 Bota e televizionit u trondit nga lajmi për vdekjen e aktorit të serialit “Glee”, Cory Monteith. 31-vjeçari u gjet i vdekur në dhomën e tij të hotelit, pasi kishte konsumuar një mbidozë droge. 

Por vdekja e Monteith është vetëm një nga një listë e gjatë yjesh të kinemasë dhe muzikës që kanë ndërruar jetë në moshë të re. 

Dikush nga aksidentet rrugore, dikush nga droga, më poshtë vjen një listë fytyrash të famshme që janë shuar para kohe. 

Një princ për Familjen Mbretërore

Postuar në 23 Korrik, 2013 07:04

Familja Mbretërore britanike është shtuar me anëtarin e saj më të ri. Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton lindi fëmijën e saj të parë nga martesa me Princin William; ai është djalë. 

Lajmi u njoftua nga Kensington Palace, aty ku Kate u shtrua që në orët e para të mëngjesit të së hënës. Sipas njoftimit, si foshnja ashtu edhe nëna e tij gëzojnë shëndet të plotë. 

Pages

Subscribe to RSS - Naked City