Naked City
Sharon Stone dhe presioni i Hollivudit
Sharon Stone ka rrëfyer se pothuajse i ishte mbushur mëndja për të bërë operacion plastik,para se të bindej që nuk kishte pse ta bënte diçka të tillë.
Protagonistja e ‘Basic Instinct’ është një nga të paktat aktore hollivudiane që nuk ka bërë asnjë ndërhyrje për të ruajtur rininë dhe është shprehur se ndihet seksi edhe pse në moshën 55-vjeçare.
Carmen Electra e kuqja verbuese në Nju Jork
Carmen Electra ajo e cila verbon me të kuqen e saj ndërsa është fotografuar duke dalë nga një lokal nate në Nju Jork,të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Aktorja dhe modelja 41-vjeçare duket në formë shumë të mirë fizike duke tërhequr vëmëndjen e të pranishmëve dhe të gjithë medias.
Carmen,ka qënë e shoqëruar nga miq të saj gjatë mbrëmjes në Nju Jork.
Yjet që preferojnë pishinën
Në çift, me fëmijët ose me miqtë, yjet e botës së spektakleve, modës dhe kinemasë nuk ndjekin vetëm plazhet dhe detin për t’u relaksuar.
Ndonëse nuk heqin dorë nga ndonjë orë not, herë për t’u argëtuar e herë për të hequr stresin, yjet më në zë të showbizit preferojnë edhe pishinën.
Duke qenë se në disa raste pishina ndodhet në ambjentet e shtëpisë, yjet i zgjedhin vetë fotot për të postuar në rrjetet sociale, duke u shpëtuar paparacëve. Por jo gjithmonë.
Bar Rafaeli në pishinë me vëllain
Paris Hilton me të dashurin në një hotel në Majemi
Të jetosh dhe punosh në Antarktidë!
Një ekspozitë paraqiti disa projekte të arkitektëve nga e gjithë bota, që do i ndihmojnë shkencëtarët të jetojnë dhe punojnë në Antarktidë , një nga mjediset më ekstreme në tokë.
Për një kohë të gjatë ka qenë e pamundur të mbash struktura të përhershme në kontinentin e akullt. Disa ndërtesa u zhdukën nën akull dhe borë, ndërsa disa të tjera ishin të paqëndrueshme. Dizajni i këtyre projekteve të reja mendohet se mund ta përmbushë detyrën, dhe tu rezistojë kushteve ekstreme në këtë planet.
Kate Moss në kopertinën e një reviste për meshkuj pas 17 vjetësh
Mbushen 17 vjet qëkurse ajo pozoi për herë të fundit në një reviste për meshkuj.
Por modelja e suksesshme Kate Moss provoi se edhe në moshen 39 vjeçare nuk i ka humbur kurrsesi hiret e saj femërore teksa pozonte për kopertinën e revistës ‘Esquire’.Nënë e një fëmijë, Moss ka treguar linjat e mrekullueshme teksa mbante veshur xhakete te vogel ndersa poshte saj trupi ishte mbuluar me stoli e gurë të çmuar.
Mikesha “transparente” e Robert Pattinson
Robert Pattinson u pa i turpshëm përpara aparatëve fotografikë teksa u fotografua në shoqërinë “e transparentes” Aussie Sia Furler.
Pat dhe Sia njihen prej pak kohësh bashkë dhe që të dy ata kanë pranuar se janë vetëm miq të mirë. Aktori britanik i dha fund para pak kohësh romancës së tij me Kristen Stewart, pasi zbuloi në telefonin e saj se ajo nuk kishte shkëputur lidhjet me regjisorin Ruper Sanders, me të cilin e tradhëtoi një vit më parë.
Hamiltoni ia dedikon fitoren Scherzingerit
Lewis Hamilton ka dhënë shenja se dëshiron të ribashkohet me Nicole Scherzinger duke ia dedikuar asaj fitoren e djeshme në “Formula 1”.
Vozitësi, i cili u nda nga e dashura e tij më herët gjatë këtij vitin, siguroi fitoren e parë në këtë sezon në “Hungaria Grand Prix” dhe pas garës pranoi se nuk ishte ndjerë mirë pa përkrahjen e saj.
“Kanë qenë muaj të vështirë. Më duhet të them se familja ime më ka përkrahur shumë”, ka thënë Hamilton pas garës.
Brad Pitt i bën dhuratë një avion privat Angelinës
Dhurata më e fundit që aktori Brad Pitt i ka blerë Angelina Jolie është një avion privat. Zgjedhja është bërë për të qënë më afër njëri-tjetrit, edhe kur janë të impenjuar me xhirime.
Aktori 49-vjeçar aktualisht po xhiron filmin për Luftën e Dytë Botërore të titulluar “Fury” në Londër, ndërsa Jolie po punon për regjinë e filmit “Unbroken” në Hawaii.
Bukuroshja refuzon 5 milionë dollarë
Modelja Courtney Stoden i ka thënë jo ofertës për t’u paraqitur në një film për të rritur,edhe pse flitej për 5 milionë dollar.
Mamaja e saj Krista Keller dhe menaxheri i saj ka marrë një ofertë nga shtëpia pornografike “Panoporn” dhe për këtë do të paguhej 5 milionë dollar.
Marrëveshja do të përfshinte dy skena seksi e vetme dhe më pas këto skena do të përfshiheshin në video-filmin “360 degree”.
Vajza që bën mundje me krokodilët
Për Ashley Lawrence vlen 100% shprehja “të fitosh lekun me djersën e ballit” pasi puna e vajzës 25-vjeçare konsiston në mundjen me krokodilët.