Naked City
Ndryshmi drastik në look për Beyonce, i pret flokët fare shkurt
Beyonce Knowles i la të habitur fansat e saj ditën e djeshme teksa u shfaq me një ndryshim drastik të modelit të flokëve.
Këngëtarja e suksesshme, të cilën gjithmonë jemi mësuar ta shohim me flokët e saj të gjatë, të dendur dhe kaçurrela tashmë shfaqet me një prerje fare shkurt të tyre.
31 vjeçarja e ka prezantuar modelin e ri të flokëve përmes një fotoje të postuar në Instagram, ku shfaqet duke admiruar veten në pasqyrë.
Di Caprio, dylbi për të admiruar të dashurën
I njohur si një “gjuetar” modelesh, Leonardo di Caprio ka pasur lidhje në të shkuarën edhe me disa supermodele, si Gisele Bundchen apo Bar Rafaeli.
Megjithatë, kurrë më parë ai nuk kishte përdorur një dylbi për të admiruar një të dashur, siç bëri në Ibiza me modelen Toni Garrn, “trofeun” e fundit të aktorit 38-vjeçar.
21-vjeçarja gjermane, një prej yjeve të “Victoria’s Secret”, nga ana e saj tregoi edhe një herë më shumë për fotografët, hiret e saj saj të shkëlqyera.
Wahlberg: Bieber, ngriji pantallonat more bastard!
Kjo verë për Justin Bieber është më e nxehtë nga sa duhet. Këngëtari kanadez është përfshirë në një seri incidentesh të njëpasnjëshme që “rrezikojnë t’i shkatërrojnë karrierën”.
Aktori Mark Wahlberg, e kaluara e të cilit nuk ka qenë më e qetë, i bëri thirrje Justin Bieber, me të cilin ka njohje personale, që të sillet mirë dhe të bëjë krenare nënën e tij.
“Justin, mos u bëj i praptë! Bëhu një djalë i mbarë, ngriji pantallonat, bëjë nënën tënde krenare për ty, dhe më e rëndësishmja, ndalo së tymosuri bar (hashash), ti bastard i vogël”, deklaroi ai për The Sun.
Albano Carrisi martohet, vajza: Nuk shkoj në dasmë
Cristel Carrisi nuk pranon martesen e te atit, kengetarit Albano me te dashuren e tij Lecciso. Vajza e kengetarit dhe e ish gruas se tij Romina Power nuk pranon te jete ne dasmen e te atit.
Kunder marteses se tyre ajo eshte shprehur gjate nje interviste ne “Gente”, ku akuzon te atin se e ka marre vesh lajmin nga media e jo direkt prej tij.
“Me duket e cuditshme. Nese im ate do te mendonte per nje vendim te tille duhej qe se pari te vinte ne dijeni femijet. Nese une e marr lajmin per dasmen e tij ne kete menyre, nuk mund te shkoj”- ka thene ajo.
Kelly Osbourne tregon për problemet me drogën dhe alkolin
Kelly Osbourne është paraqitur gjithnjë si një person me probleme serioze me lëndët narkotike dhe alkolin. Së fundmi ajo ka rrëfyer për një revistë britanike se çfarë ka ndodhur me jetën e saj së fundmi si dhe këshillat për personat e ngjashëm si ajo.
Kelly pranon se asnjëhere nuk ka dashur dhe nuk ka qenë personi perfekt. Problemet me lëndët narkotike kanë qenë një ndër dobësitë dhe anët e saj më negative.
Sharon Osbourne mori vendimin për të kyçur vajzën e saj në dhomë. Sharon synonte që në këtë mënyrë mund të mbante të bijën larg drogës dhe alkolit por përsëri dështoi.
Charlie Sheen i kthehet jetës së egër!
Charlie Sheen ka nxitur dyshime se i është kthyer jetës së tij të egër, pasi është fotografuar duke u argëtuar me tri femra në plazhet e bukura të Hawait. Ish-ylli i serialit “Two and a Half Men” në janar të vitit 2011 u komentua në mediat rozëse kishte ftuar në shtëpinë e tij dy femra për t’i bërë shoqëri në shtrat.
Xhorxh Bush operohet, kishte venë të bllokuar
Ish-presidenti amerikan, Xhorxh W. Bush, kaloi me sukses një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të një arterieje të bllokuar. Ajo u zbulua gjatë kontrollit të tij fizik të hënën dhe ndërhyrja u krye të martën paradite. Zëdhënësi i tij tha se procedura shkoi mirë dhe Bush pritet të dalë sot nga spitali “Presbyterian” në Teksas. Atij iu vendos një stent, një tub i vogël rrjeti metalik, në arterien e bllokuar, dhe nuk pati komplikime.
Modelja e “Playboy” shkëlqen në Florida
Një ish-vajzë e “Playboy”, Claudia Romani shfaqi të njëjtat reflekse të fituara gjatë karrierës si modele, ndërsa shijoi bregdetin e Floridës në një ditë me diell.
E shoqëruar nga një shoqe e saj, 31-vjeçarja tregoi se vazhdon të argëtohet duke marrë pozicione sa më joshëse përpara aparatëve fotografikë.
Ndërkohë, ndonëse më larg se dhjetë vjet që kur fitoi famë në revistat për meshkuj, Romani tregoi se vazhdon të gëzojë linja të shkëlqyera.
Modelja e “Playboy”, kampione në poker
Ajo është pa dyshim personi më i ëmbël që mund të të marrë paratë, nëse ulesh në një tavolinë pokeri.
Tajtana Pasaliç, 28 vjeç, lindi në Bosnje dhe Hercegovinë, por e vogël u zhvendos në Danimarkë, nga ku nisi të ndiqte ëndrrën e saj të madhe, një karrierë si lojtare profesioniste pokeri.
Akuzohet se ka rrahur të dashurën, 50 Cent rrezikon 5 vjet burg
Rreperi 50 Cent rrezikon të dënohet me 5 vite burg për akuzat e ngritura nga e dashura e tij. Ajo pretendon se 50 Cent e ka sulmuar fizikisht dhe i ka dëmtuar apartamentit të saj. Procesi kundër këngëtarit, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, është caktuar për të hënën.