Naked City
Pamela Anderson dhe Rick Solomon së bashku
Pamela Anderson dhe producenti i filmave Rick Solomon të cilët kanë qenë të martuar në tetor të 2007 duket se kanë vendosur të rifitojnë përsëri kohën e humbur që ata kanë qenë të ndarë. Pas martesës së tyre në Las Vegas, ata u ndanë përfundimisht në mars të vitit 2008.
Por mesa duket edhe pse anjëri nga ata nuk ka pohuar asgjë për mediat, për një kohë relativisht të gjatë cifti ka pasur një lidhje të fshehtë. Së fundmi ata janë fotografuar në plazhet e Hawaiit duke shijuar shoqërinë e njëri tjetrit.
Magdalena, ylli i ri i plazhit
Seancat fotografike, ndonjëherë mund të jenë të mërzitshme edhe për vetë modelet, të cilat janë mësuar të fitojnë “bukën e gojës” me këtë punë.
Një prej yjeve të reja të kësaj vere, Magdalena Frackoëiak, gjeti nga ana e saj një mënyrë të shkëlqyer për të larguar vëmendjen nga puna.
Nga St. Barts, në Karaibe, polakja ishte pothuajse gjithmonë e impenjuar me celularin e saj, si mënyrën e vetme për të luftuar mërzinë e punës së përditshme.
Zyrih, Oprah Winfrey viktimë e racizmit
“Zonjë, kjo çantë është shumë e shtrenjtë për ju, nuk ua mban xhepi”. Kështu i është drejtuar Oprah Winfrey një shitëse e Bahnhofstrasse, (dyqan luksi në qendër të Zyrihut).
Obama:”Kim Kardashian dhe Kanye West po dëmtojnë rininë”
Presidenti Amerikan,Barack Obama ka thënë se Kim Kardashian dhe Kanye West po ndikojnë shumë keq në njerëzit e rinj me stilin e jetës së tyre të harxhimeve të pallogaritëshme. Obama foli për ndikim e keq të këtij çifti të famshëm.
“Në kohën time (të rinisë) nuk ka pas ekzistuar një pasqyrë e tillë për jetën e të pasurve dhe të njerëzve me famë. Fëmijët nuk ndiqnin çdo ditë lajme të tilla,siç janë ato të sotmet që transmetojnë çfarë vesh Kim Kardashian apo ku shkon për pushime Kanye West,për të dëshmuar suksesin në karrierë.
“Zbulimi” i ri i Victoria’s Secret
Brazili njihet si vendi i futbollistëve të talentuar,të kafesë dhe së fundmi gjithnjë edhe më shumë si vendi i supermodeleve botërore.
Pas Gisele Bundchen,Adriana Lima-s,Isabel Goulart dhe Ana Beatrice Barros,nga vendi amerikano-latin “Victoria’s Secret” ka “zbuluar” një tjetër modele. Që në setin e parë fotografik të linjave intime të shtëpisë së famshme të modës shkëlqu me format e saj.
Bëhet fjalë për 23-vjeçaren Gracie Carvalho që edhe pse në moshë relativisht të madhe për një modele,po ngjit shkallës e karrierës me shpejtësi.
Seyfried: Shihja pornografi që fëmijë
Amanda Seyfried u vesh në rolin e një pornostari, në filmin e saj të fundit, ku luajti rolin e Linda Lovelace, aktores më të famshme dhe pionere të filmave me “pullë të kuqe” në SHBA-në e viteve 1970-80.
Megjithatë, aktorja hollivudiane duket se është futur më shumë seç duhet në këtë botë, duke rrëfyer në një intervistë për portalin amerikan gossip “TMZ” se për herë të parë pa një film pornografik kur ende nuk i kishin rënë dhëmbët e qumështit.
Buzët më sensuale në botë
Buzët janë një prej elementeve më sensualë të një njeriu. Në një renditje të kryer nga një portal amerikan, bazuar në anketimet e njerëzve, kjo është renditja e buzëve më sensualë në botë.
E dominuar nga aktore, kjo është lista e përzgjedhur nga publiku amerikan.
1. Rosie Huntington-Whiteley, modele
2. Megan Fox, aktore
3. Jessica Alba, aktore
4. Angelina Jolie, aktore
Në një renditje të kryer nga një portal amerikan, bazuar në anketimet e njerëzve, kjo është renditja e buzëve më sensualë në botë.
Di Caprio, i ardhur nga “e ardhmja”
Leonardo di Caprio u duk si i ardhur nga e ardhmja, ndërsa është duke kaluar disa ditë pushime në brigjet e Ibizës, si i ftuar nderi në jahtin e miliarderit rus, Vladislav Doronin.
I fotografuar nga paparacët e pranishëm, Di Caprio shfaqi një pajisje të veçantë që lidhet tek këmba, e duke mundësuar një shtytje të rëndësishme nga poshtë, është në gjendje të të ngrejë pezull në ajër.
Rihanna poston fotot “e nxehta”
Aktualisht, Rihanna ndodhet duke pushuar në vendlindjet e saj, Barbados.
Megjithatë, kjo nuk e pengon që ajo të ndezë fantazinë e fansave të saj, duke postuar vetë në rrjetin shoqëror “Twitter” disa foto të sajat me të vërtetë “të nxehta”.
Së bashku me imazhet në të cilat 25-vjeçarja rikthen vëmendjen tek fiziku i saj i paqortueshëm, Rihanna postoi për herë të parë edhe nga festimet e saj të shkëlqyera të karnavaleve.
Hakerët, lajm të rremë. Gorbacov: Jam gjallë!
Ish-presidenti rus, Mihail Gorbacov i ka përgënjeshtruar thashethemet për vdekjen e tij, pak kohe pasi hakerët publikuan një raport të rreme në Twitter-in e një agjencie shtetërore të lajmeve.
Përgënjeshtrimi i tij u bë pasi në dy adresa të Twitterit të agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, RIA Novosti, u postua lajmi për vdekjen e Gorbacov.
Gorbacov, i cili ishte lideri i fundit i ish-Bashkimit Sovjetik, tha per faqen në Internet të së përditshmes, Novaya Gazeta, se “unë jam gjallë dhe mirë”.