Hakerët, lajm të rremë. Gorbacov: Jam gjallë!

Postuar në 08 Gusht, 2013 09:12

Ish-presidenti rus, Mihail Gorbacov i ka përgënjeshtruar thashethemet për vdekjen e tij, pak kohe pasi hakerët publikuan një raport të rreme në Twitter-in e një agjencie shtetërore të lajmeve.

Përgënjeshtrimi i tij u bë pasi në dy adresa të Twitterit të agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, RIA Novosti, u postua lajmi për vdekjen e Gorbacov.

Gorbacov, i cili ishte lideri i fundit i ish-Bashkimit Sovjetik, tha per faqen në Internet të së përditshmes, Novaya Gazeta, se “unë jam gjallë dhe mirë”.

RIA Novosti tha se në adresat e saj në Twitter kishin depërtuar hakerët. Lajmi i rreme ishte në Internet vetëm pesë minuta, pasi agjencia e kishte hequr atë.

Aktualisht, Mikhail Gorbacov, 82 vjeçar, ka pasur probleme shëndetësore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.