Naked City

Ndërron jetë themeluesja e “ZARA”-s

Postuar në 16 Gusht, 2013 14:32

Ndërron jetë në moshën 69-vjeçare Rosalia Mera,themeluesja e zinxhirit të dyqaneve “ZARA” dhe gruaja më e pasur e Spanjës.

Ajo ndodhej për pushime në ishullin e Menorkes në Baleare, e shoqëruar nga e bija dhe një prej mikeve të afërta, kur pësoi një hemoragji cerebrale.

Ajo u transferua nga spitali i Menorkës në klinikën private San Rafael te Korunjas, në veri të Spanjës.

E pershkruar nga revista “Forbes”, “si gruaja qe e beri pasurine me duart e saj”, Mera braktisi qe 11 vjeç shkollen dhe punonte si rrobaqepse.

Mel Gibson shpëton nga aksidenti

Postuar në 16 Gusht, 2013 14:30

Mel Gibson shpëtoi paq nga një aksident automobilistik, në të cilin u përfshi gjatë së enjtes me makinën e tij luksoze në Los Anxhelos.

Aktori ishte duke qarkulluar në orën 20:35 në Malibu, pranë shtëpisë së tij, kur për një arsye të panjohur humbi drejtimin e makinës së tij luksoze “Maserati 2008”.

Makina u dëmtua dukshëm nga përblasja me pjesën shkëmbore, që kufizonte rrugën panoramike në të cilën aktori ishte duke udhëtuar.

Megjithatë, vetë Gibson nuk pësoi dëme dhe u largua duke ecur nga skena e aksidentit.

Beyonce ndryshon përsëri

Postuar në 16 Gusht, 2013 14:28

Nuk kaloi shumë kohë dhe Beyonce rikthehet të ndërrojë stilin e saj të pamjes. Këngëtarja 32-vjeçare postoi në “Instagram” një fotografi të sajën, në të cilën tregoi një ndryshim total të modelit të flokëve apo stilit sportiv të të veshurit.

Midis fotove të postuara prej këngëtares figuronin edhe ato me të bijën dhe bashkëshortin e saj, Jay Z.

Jennifer Lawrence: “Gjithmonë e kam ditur se do bëhesha e famshme”

Postuar në 16 Gusht, 2013 07:43

Ajo është vetëm 22 vjeçe dhe është tashmë jo vetëm një ndër aktoret kryesore të Hollywood-it por edhe fituese e cmimit Oscar.  Bëhet fjalë për aktoren Jennifer Lawrence e cila së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën e famshme “Vogue” në të cilën ka shpjeguar gjithçka lidhur me karrierën dhe fëmijërinë e saj.

Pantera e Zezë pushime me mikeshat në Ibiza

Postuar në 16 Gusht, 2013 07:35

Pavarësisht problemeve sentimentale me milionerin rus Vladimir Doronin, Naomi Campbell duket se po shijon pushimet për mrekulli edhe si beqare. 

Ajo ndodhet në Ibiza bashkë me disa mikesha të saj dhe duket se fiziku i saj nuk njeh moshë. Pantera e Zezë është shfaqur tepër në formë dhe trupi i saj do të bënte ziliqare edhe 20-vjeçaret.

Ndërkohë Doronin duket se po “ngushëllohet” me modelen Luo Zilin.

Beteja e linjave intime

Postuar në 16 Gusht, 2013 03:46

Dy kompani të mëdha ndërkombëtare të linjave intime, “Agent Provocateur” dhe “Made in Chelsea” do të përballen në një proces gjyqësor, pasi e para paditi të dytën për “plagjiaturë”. 

Sipas padisë së “Agent Provocateur”, kompania britanike ka përvetësuar një prej modeleve më të suksesshme të saj, duke e hedhur në treg me një çmim më të lirë.

Rishfaqet Kim Kardashian

Postuar në 16 Gusht, 2013 03:44

Kim Kardashian u rikthye këtë të enjte për herë të parë në vëmendjen publike, që prej lindjes së vajzës së saj North-Ëest, një muaj më parë. 

32-vjeçarja, më parë kishte premtuar se do të qëndronte larg ekranit dhe fotografive deri sa do të humbte të gjithë 15 kilogramët e fituara shtesë gjatë shtatzanisë.

E megjithatë, ndonëse deri më tani Kim ka humbur vetëm pesë prej kileve të shtuara, fotografët e revistës amerikane “TMZ” arritën ta gjenin në dalje të një qendre mjekësore në Los Anxhelos.

Një “ëngjëll” në Karaibe

Postuar në 16 Gusht, 2013 03:42

Një ndër “ëngjëjt” e “Victoria’s Secret”, Lily Aldridge, u rikthye të dëshmonte hiret e saj, nga një prej plazheve më përrallorë të botës, në ishullin e St. Barts, në Karaibe. 

27-vjeçarja pozoi për kënaqësinë e fotografëve dhe paparacëve për disa orë me radhë, duke bërë çdo veshje që të dukej gjithmonë e më tërheqëse e vendosur në trupin e saj.

“Hungërrima” e Katy Perry

Postuar në 14 Gusht, 2013 12:00

Katy Perry është gati të rikthehet bujshëm në tregun muzikor nëpërmjet një "hungërrimë”. Të paktën kështu quhet kënga e saj e re, e cila përfshin efekte të shumta dhe madje edhe një tigër në videoklip.

E ndërsa videoklipi u prezantua këtë të martë, rikthimi i madh do të jetë ai i datës 25 gusht, kur këngëtarja do të interpretojë singëllin “Roar” në skenën e madhe të “MTV Video Music Awards”.

Çmenduritë e Lady Gaga

Postuar në 14 Gusht, 2013 11:56

Lady Gaga njihet për look-un e saj ekstravagant dhe provokues, por këtë herë duket se këngëtarja ka kaluar çdo limit. E veshur me një fustan të hollë tërësisht transparent dhe me të brendshme “modeste”, ajo ka parakaluar në rrugët e Los Anxhelesit duke habitur kalimtarët.

Si zakonisht, edhe këtë herë ajo nuk u ka shpëtuar objektivave të paparacëve, por duket se Gaga, emri i vërtetë i të cilës është Stefania Germanota, nuk e ka pasur fare problem të fotografohej.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City