Ndërron jetë themeluesja e “ZARA”-s

Postuar në 16 Gusht, 2013 14:32

Ndërron jetë në moshën 69-vjeçare Rosalia Mera,themeluesja e zinxhirit të dyqaneve “ZARA” dhe gruaja më e pasur e Spanjës.

Ajo ndodhej për pushime në ishullin e Menorkes në Baleare, e shoqëruar nga e bija dhe një prej mikeve të afërta, kur pësoi një hemoragji cerebrale.

Ajo u transferua nga spitali i Menorkës në klinikën private San Rafael te Korunjas, në veri të Spanjës.

E pershkruar nga revista “Forbes”, “si gruaja qe e beri pasurine me duart e saj”, Mera braktisi qe 11 vjeç shkollen dhe punonte si rrobaqepse.

Se bashku me ish–te shoqin, ajo ngriti nje biznes te vogel veshjesh ne La Koruna, qytetin e saj te lindjes.

Ne vitin 1975 themeluan grupin Inditeks, qe u shnderrua me pas ne perandorine e veshjeve me market “Zara”, “Massimo Dutti”, “Bershka”, “Ojsho”, etj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.