Çmenduritë e Lady Gaga
Lady Gaga njihet për look-un e saj ekstravagant dhe provokues, por këtë herë duket se këngëtarja ka kaluar çdo limit. E veshur me një fustan të hollë tërësisht transparent dhe me të brendshme “modeste”, ajo ka parakaluar në rrugët e Los Anxhelesit duke habitur kalimtarët.
Si zakonisht, edhe këtë herë ajo nuk u ka shpëtuar objektivave të paparacëve, por duket se Gaga, emri i vërtetë i të cilës është Stefania Germanota, nuk e ka pasur fare problem të fotografohej.
Muajin e kaluar, ajo habiti fansat e saj duke pozuar tërësisht nudo për një revistë amerikane, fotot e të cilës bënë xhiron e botës.
Add new comment