Naked City
Një modele "në merkato"
Një prej modeleve më të njohura në Itali, Federica Nargi, është vendosur papritur në qendër të “merkatos”.
Në të vërtetë, e reja është veçanërisht e apasionuar pas futbollit, kjo edhe sepse është e lidhur me sulmuesin e Juventusit, Alessandro Matri.
I vendosur në qendër të zërave për një kalim të mundshëm tek Napoli, Matri po ndiqet gjithashtu edhe nga disa skuadra të tjera italiane e jo vetëm.
Rihanna nuk është më beqare
Gjatë jetës së saj, Rihanna është përfolur për lidhjen me disa reperë të ndryshëm, midis të cilëve Chris Brown, Drake, Jay Z., Meek Mill, Lil Wayne, Kanye West....
Tashmë, portali rozë amerikan e lidh atë edhe me reperin “A$AP ROCKY”.
Megjithatë, ndryshe nga sumë zëra të pabaza, këtë herë provat e lidhjes janë të dokumentuara në fotografi.Portali ishte në gjendje të servirte imazhe pothuajse të papërgënjeshtrueshme, të këngëtares në intimitet të qartë me reperin.
Hawke: “Nuk isha gati për martesën”
Ethan Hawke, tani që ka mbushur 42 vjeç, ka pranuar se nuk duhej të ishte martuar me Uma Thurman. Aktori u martua me kolegen e tij kur ishte 27 vjeç dhe është shprehur se ishte shumë i ri për një hap të tillë në jetë.
“Unë arrita suksesin kur isha shumë i ri dhe mendova se martesa do të më ndihmonte për të qëndruar me këmbë në tokë. Më dukej sikur kisha dalë jashtë kontrollit dhe doja qetësi përreth meje… por e kisha gabim”, thekson Hawke për revistën ‘Elle’.
Aurela Gaçe, ditën plazh e natën koncerte
Tiranë, 18 gusht - Ajo shquhet për energjinë e saj të veçantë, saqë mund t’ia dalë të jetë në formë edhe pa fjetur aq sa duhet. Këngëtarja Aurela Gaçe po kalon një verë shumë të vrullshme, me një agjendë të pasur koncertesh, datat e të cilave i ka publikuar edhe në rrjetet sociale për fansat e saj. Disa ditë më parë, Aurela ka dhënë koncert në qytetin e saj të lindjes, Vlorë, pikërisht në “Saint Tropez”, ku ajo siç e ka zakon e ka ngritur publikun në këmbë, shkruan Panorama Plus.
Bar Rafaeli: Nuk ka si shtëpia
Është një nga modelet më të suksesshme në industrinë e modës, por edhe Bar Rafaeli ndjen mall për shtëpinë e saj.
28-vjeçarja ndodhet aktualisht me pushime në vendlindje (Izrael) dhe postoi në Twitter disa foto me bikini për të ndarë me fansat kohën e bukur që po kalon.
Bar Rafaeli e kaloi ditën në pishinë së bashku me miqtë e saj dhe shkroi në rrjetin social: “Përfundimi i kësaj dite është: nuk ka si shtëpia jote!”
Jackie Chan ka vdekur? Lajm i rremë në internet
Jackie Chan nuk ka vdekur. Sqarimi eshte dhene pas qarkullimit te nje lajmi te rreme ne internet, sipas te cilit aktori kinez i filmave aksion, Jackie Chan kishte vdekur.
Fjala është për një lajm të pavërtetë se aktori me origjinë nga Hong Kongu ka vdekur gjatë realizimit të një skene aksioni, i cili ka filluar sot sërish të shpërndahet kryesisht në rrjetin social, Facebook.
Ekspertët e sigurisë së internetit paralajmërojnë se klikimi në aplikacione të tilla që shpërndajnë lajme të rrema janë shumë të rrezikshme.
Calvin Harris:”Rita Ora nuk e pëlqen muzikën time”
Ka disa muaj që janë të lidhur dhe shkojnë shumë mirë bashkë, por Calvin Harris dhe Rita Ora nuk kanë shije të njëjta për muzikën. DJ i suksesshëm skocez ka pranuar se e dashura e tij nuk ia pëlqen muzikën që bën.
“Ritës nuk i pëlqen muzika ‘dance’ dhe rrjedhimisht nuk i pëlqen as muzika ime, por mua më pëlqen muzika e saj. Gjithsesi, kjo nuk ka rëndësi, sepse ne nuk jemi bashkë për arsye muzikore”, tha 29-vjeçari për gazetën britanike The Sun.
“Miss Bota” në kopertinën e “Playboy”
Rosanna Davison, vajza e këngëtarit britanik Chris de Burgh, do të jetë Miss Bota e parë që do të pozojë për revistën ‘Playboy’ (versioni amerikan).
Ronaldinjo tek estetisti, tashmë me një buzëqeshje të re
Buzëqeshje e re për Ronaldinjon. Ashtu siç shkruan e përditshmja braziliane ‘Globo Esporte’, ylli i Atletico Mineiro i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale tek mishrat e dhëmbët.Buzëqeshje e re për Ronaldinjon. Ashtu siç shkruan e përditshmja braziliane ‘Globo Esporte’, ylli i Atletico Mineiro i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale tek mishrat e dhëmbët.
Bruce Springsteen, pushime prej sportisti
Pas lodhjes së turneut botëror, Bruce Springsteen duket se po shijon në maksimum pushimet në Majorka.
Pavarësisht se tashmë ka mbushur 64 vjeç, Boss duket se është tepër ën formë. Gjatë pushimeve ai është fotografuar duke u marrë me aktivitet fizik dhe sporte.