Calvin Harris:”Rita Ora nuk e pëlqen muzikën time”

Ka disa muaj që janë të lidhur dhe shkojnë shumë mirë bashkë, por Calvin Harris dhe Rita Ora nuk kanë shije të njëjta për muzikën. DJ i suksesshëm skocez ka pranuar se e dashura e tij nuk ia pëlqen muzikën që bën.
“Ritës nuk i pëlqen muzika ‘dance’ dhe rrjedhimisht nuk i pëlqen as muzika ime, por mua më pëlqen muzika e saj. Gjithsesi, kjo nuk ka rëndësi, sepse ne nuk jemi bashkë për arsye muzikore”, tha 29-vjeçari për gazetën britanike The Sun.
Kur u pyet për një bashkëpunim të mundshëm me partneren e tij në të ardhmen, Harris tha: “Ne mundohemi të mos përziejmë punën në marrëdhënien tonë dhe, siç thashë më parë, asaj nuk i pëlqen muzika ime”.
Add new comment