Një modele "në merkato"

Postuar në 19 Gusht, 2013 03:11

Një prej modeleve më të njohura në Itali, Federica Nargi, është vendosur papritur në qendër të “merkatos”. 

Në të vërtetë, e reja është veçanërisht e apasionuar pas futbollit, kjo edhe sepse është e lidhur me sulmuesin e Juventusit, Alessandro Matri.

I vendosur në qendër të zërave për një kalim të mundshëm tek Napoli, Matri po ndiqet gjithashtu edhe nga disa skuadra të tjera italiane e jo vetëm.

E ndërsa përcaktohet e ardhmja e tij, e sigurt është që skuadra që do të bëjë për vetë e shërbimet e Matrit, do të fitojë edhe një “aset” të mrekullueshëm për tribunën e stadiumit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.